Dr. Musli Vërbani
–
Një ditë prej ditëve, një njeri mori një rrugë udhëtimi.
Gjatë rrugës fillon dielli të përcëllon,
udhëtari etet për ujë,
buzët shkrumbohen.
Filloi të hulumtojë për ujë që ta shuaj etjen.
Pas një kohe e gjen një bunar.
Zbret në brendi të bunarit, pi ujë dhe del nga aty pasi që e kishte shuar etjen.
Pasi del nga bunari, kur e sheh një qen i cili ishte i etur,
i cili ishte i lodhur saqë nuk mund të lëvizte nga rraskapitja.
Njeriu e shikoi me mallëngjim dhe mendoi: Ky qen është i etur njësoj si unë para pak kohe.
Filloi të mendojë si ta shuajë etjen e qenit.
Pastaj zbriti në bunar, e mbushi këpucën e tij me ujë.
E shtrëngoi këpucën fortë me dhëmbë.
Me duar e këmbë prapë u ngrit lartë.
Doli nga bunari dhe i dha ujë qenit.
Për këtë, e falënderoi Zotin.
Zoti, për këtë vepër të mirë ia fali mëkatet.