Sorra

Dr. Musli Vërbani

Kabili ishte njëri prej djemve të Ademit a.s.

Ai e kishte vrarë vëllanë e tij,

tashmë ai nuk dinte se ç’të vepronte,

nuk dinte se ç’të vepronte me trupin e vëllait të tij.

Allahu i dërgoi dy sorra para tij.

Dy sorrat filluan të ziheshin me njëra-tjetrën.

Njëra mbeti e ngordhur në vend.

Sorra triumfuese filloi të hapë një gropë me këmbët e saj.

Pastaj e shtyu sorrën e ngordhur drejt gropës.

Sorra gërmoi me kthetrat e saj një gropë.

Sorrën e mbytur e hodhi në gropë, dhe filloi ta mbulojë.

Kështu mësoi Kabili se çfarë duhet të bëjë me kufomën e të vëllait.

Kabili u ndërgjegjësua për një gjë të rëndësishme.

Ai tani e dinte se si ta mbulonte trupin e vëllait të tij të vdekur për ta mbrojtur nga ujqërit dhe nga shqiponjat.

Ai filloi të gërmonte tokën me anë të një kocke të tharë e të hapte një gropë në tokë.

Nga vështirësia e kësaj pune ai djersiti.

Më në fund ai hapi një gropë të thellë.

Ai e vendosi trupin e vëllait të tij në atë gropë dhe e mbuloi.

Sorra e mësoi Kabilin se si ta varroste vëllanë.

Lini një koment