Dr. Musli Vërbani
–
Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. hyri në kopshtin e një shoku të tij.
Aty i afrohet deveja.
Nga sytë e devesë pikonin lot.
Pejgamberi s.a.v.s. me duart e tij fisnike fërkon devenë për koke,
e ajo pushon së qari dhe qetësohet.
Pejgamberi a.s. e kërkon pronarin e devesë.
Vjen një djalosh dhe i thotë: – Ajo është e imja.
Pejgamberi s.a.v.s. i thotë:
“A nuk i frikësohesh Allahut për shkak të kësaj kafshe që Allahu ta ka dhënë në pronësi?
Deveja po më ankohet se nuk po e ushqen sa duhet.
Deveja po më ankohet se po e lodh për së tepërmi.
Deveja po më ankohet se je duke e ngarkuar shumë.”