18. FAMILJA – NJËSI E ZHVILLIMIT SHOQËROR

Dr. Musli Vërbani

Sot do të ligjërojmë për çështjen më të rëndësishme të jetës së njeriut.

Do të ligjërojmë për familjen!

Baza shoqërore fillon prej familjes.

Rruga e zhvillimit shoqëror është rruga familjare.

Shoqëria zhvillohet nëpërmjet familjes.

Shoqëria përparon nëpërmjet familjes.

Familja është pjesa më e rëndësishmja e shoqërisë. Zoti i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë”. (Rumë, 21).

Vëllezër të nderuar!

Familja edhe pse është bazë e civilizim bashkëkohor, civilizimi bashkëkohor dëshiron ta eliminon bazën e vet.

Familja edhe pse është rrugë e zhvillimit bashkëkohor, civilizimi bashkëkohor dëshiron ta pengon rrugën e zhvillimit të saj.

Familja edhe pse është pjesë e përparimit bashkëkohor, civilizimi bashkëkohor dëshiron ta ndalë përparimin e vet.

Shoqëria nuk mund të përparon nëpërmjet individëve, por si familje e cila është bazë nga e cila formohet shoqëria!

Shoqëria nuk mund t’i realizon aspiratat si individ, por si familje e cila është bazë nga e cila formohet shoqëria!

Familjen nuk duhet shikuar vetëm nga prizmi për t’i plotësuar nevojat familjare, por si njësi bazë e shoqërisë.

Familjen duhet shikuar si kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik.

Familjen duhet shikuar si njësi bazë e shoqërisë për zhvillimin social.

Duhet t’i shikojmë shoqëritë në të cilat është shpërbë familja, se si përhapen botëkuptimet degjeneruese të cilat janë në kundërshtim me natyrshmërinë.

Duhet t’i shikojmë shoqëritë në të cilat është shpërbë familja, se si përhapen veprimet degjeneruese të cilat janë në kundërshtim me urdhrat e Allahut.

Allahu e ka ndërtuar gjithësinë në ligjin e çiftëzimit, ndërsa të tjerët dëshirojnë ligje të joçiftëzimit.

Vëllezër të nderuar!

Familja është njësi organizative e realizimit të të drejtave.

Familja është njësi organizative e zhvillimit ekonomik.

Familja është njësi organizative politike.

– Sa i përket familjes si njësi organizative e realizimit të të drejtave, njeriu i vetmuar mbetet vetëm si njeri, kështu që angazhimi i tij është i kufizuar dhe nuk mundë të ketë ndikim të mjaftueshëm.

Në aspektin social njeriu i vetmuar mbetet vetëm si një person, angazhimi i tij është i vogël, angazhimi i tij është i thuktë dhe nuk mund të ketë ndikim të mjaftueshëm.

Mirëpo, ky njeri, kur të formon familje, pastaj e zgjeron familjen,pastaj familjet e zgjeruara ndërlidhen me familjet e zgjeruara, atëherë formohet rrjet i fortë shoqëror dhe bëhet shembull shoqëror dhe jo vetëm si grup i individëve, por si grupe të familjeve, si njësi organizative në realizimin e interesave të përbashkëta.

– Sa i përket Familjes si njësi organizative e zhvillimit ekonomik. Nëse pasuria individuale mbetet te individi nuk mund të ketë prodhim shoqëror.

– Sa i përket Familjes si njësi organizative politike. Njeriu edhe pse si individ ka vlerë, por ndikimi i tij si individ është më i vogël rreth ngjarjeve.

Edhe pse individi ka rëndësi, rëndësia e tij është më e vogël në krahasim si familje rreth ngjarjeve.

Njeriu, kur të bashkohet me idetë e bashkëmendimtarit, zëri i tij është më ndikues.

Civilizimin shoqëror e shikojmë vetëm nga aspekti i civilizimit material dhe shkencor. Vetëm nga aspekti i civilizimit ekonomik dhe teknologjik, mirëpo më e rëndësishmja është civilizimi moral.

Sa i përket civilizimi moral, shoqëria nuk mund të prosperon si person, por si njësi shoqërore pa marrë parasysh se ato njësi a janë njësi njerëzore apo njësi e të drejtave apo njësi ekonomike apo njësi politike.

Vëllezër të nderuar!

E thamë edhe më herët se Allahu e ka ndërtuar gjithësinë në ligjin e çiftëzimit, ndërsa të tjerët dëshirojnë ligje të joçiftëzimit.

 Zoti i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë”.(Rumë, 21)

Sikurse të ishin bijtë e Ademit vetëm meshkuj, nuk do të ishte kjo dashuri po të ishte bë me llojet tjera.

Ose,

Sikurse të ishin bijtë e Ademit vetëm femra, nuk do të ishte kjo dashuri po të ishte bë me llojet tjera.

I ka bë prej llojit të vet bashkëshortet, që të ketë në mes tyre simpati, dhembshuri, dashuri, butësi, e kështu me radhë.

I ka bë prej llojit të vet bashkëshortet, ashtu që prej saj të ketë fëmijë ose nevojë për furnizime, e kështu me radhë.

Familja është më e rëndësishme se traditat dhe më e çmuar zakonet.

Familja është lidhje e fortë e shoqërisë e cila trashëgon breza të njëpasnjëshme.

Në ajet tjetër Zoti i Madhërishëm thotë:

E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin.(Earaf, 169).

Përfundim

Fëmija është sadaka rrjedhëse. Mosedukimi i fëmijës është krim ndaj tij. Edukimi me vepra është më i madh se edukimi me fjalë, duke bë mirë sjell bereqet te fëmija. Në rastin e tregimit të Musa a.s. me Hidrin. Hidri pasi e ka rindërtuar murin ka thënë: “Babai i tyre ka qenë njeri i mirë”. Pra, në rend të parë babai i tyre ka qenë i mirë dhe kështu është ruajtur pasuria për fëmijët e tij.

Zoti i Madhërishëm kur i ka thënë Ibrahimit a.s. se po të bëjë Imam, Ibrahimi a.s. pa hezitim i ka thënë: “Edhe prej fëmijëve të mi”.

Kur’ani fisnik na edukon se si të bëjmë lutje për familjen dhe për pasardhësit. Na mëson ta bëjmë lutjen si në vijim:

“Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, neve na bën shembull për të devotshmit”.(Furkan,74)

Zoti ynë, bëji shtëpitë tona shtëpi të leximit të Kur’anit.

Zoti ynë, bëji shtëpitë tona shtëpi të adhurimit.

Zoti ynë, bëji shtëpitë tona shtëpi të dhikrit.

Zoti i ynë, bëji shtëpitë tona shtëpi të devotshmërisë.

Zoti ynë, bëji shtëpitë tona shtëpi të udhëzimit.

Zoti ynë, bëji shtëpitë tona shtëpi të mirësisë.

Zoti ynë, bëji shtëpitë tona shtëpi të mëshirës.

Zoti ynë, bëji shtëpitë tona shtëpi të qetësisë.

Zoti ynë, bëji shtëpitë tona shtëpi të harmonisë.

Zoti ynë, bëji shtëpitë tona shtëpi të lumturisë.

Lini një koment