Dr. Musli Vërbani
–
Sulejmani a.s. ka qenë i urtë.
E ka folur gjuhën e insekteve, shpendëve dhe kafshëve.
Një ditë prej ditëve e pyet buburrecin:
– Sa ushqim konsumon brenda vitit?
Buburreci i përgjigjet:
– Për një vit më mjaftojnë tre kokrra farë.
Sulejmani alejhis-selam e mbyllë në një kuti.
Në atë kuti vendos tre kokrra farë.
Kaloi një vit.
Sulejmani e hap kutinë dhe befasohet.
Buburreci kishte ngrënë vetëm një farë e gjysmë.
Sulejmani e pyeti buburrecin:
– Ti më the që ke nevojë vetëm për tre kokrra farë,
tani ke ngrënë vetëm një e gjysmë.
Buburreci i përgjigjet:
– Kur jam në liri e di që Allahu nuk më harron në furnizim.
Tani që më ke mbyllur në kuti, nuk jam i sigurt se nuk do të më harrosh,
prandaj kurseva edhe për një vit tjetër.