Dr. Musli Vërbani
*
Një njeri i mirë e kishte pasur një familje dhe një viç, e merr viçin dhe e shpie në një mal të pashkelur dhe thotë:
“O Zoti im, këtë viç po e lë në dorën Tënde për djalin tim kur të rritet.” dhe pas pak ai vdes.
Viçi kalon në atë pyll vite të tëra dhe ikte nga çdonjëri, saqë askush nuk mund ta shihte.
Kur djali i tij rritet, sillej mirë me nënën e tij. Ai natën e ndante në tri pjesë.
Në një pjesë falej, në një pjesë flinte dhe në një pjesë ulej te koka e nënës së tij.
Në mëngjes bartte dru me shpinën e tij, i shiste në treg aq sa kushtonin,
pastaj një të tretën e jepte sadaka, një të tretën e shpenzonte për vete dhe familjen, një të tretën ia jepte nënës së vet.
Një ditë prej ditëve nëna i thotë:
– Babai yt ta ka lënë në trashëgim një viç, të cilin e ka dërguar në një pyll. Shko në atë pyll dhe thirr: Për Zotin e Ibrahimit, Ismailit e Is’hakut. Kështu do të kthehet te ti. Shenjë e atij viçi është se kur ta shohësh shkëlqen aq shumë, saqë do të të duket se prej qimeve të saj po dalin rrezet e diellit.
Ajo lopë quhet Lopa e arit për shkak të shkëlqimit dhe bukurisë së saj.
Shkon në atë pyll dhe e sheh duke kullotë dhe e thërret me të madhe:
– Po të thërras, për Zotin e Ibrahimit, Ismailit e Is’hakut e të Jaëkubit.
Ajo lopë i shkon pranë, ai e kap për qafe dhe niset për në shtëpi.
Duke ecur, lopa me lejen e Allahut flet:
– O djalosh, i cili sillesh mirë me nënën tënde. Hip mbi mua se do ta kesh më të lehtë gjatë udhëtimit.
Djaloshi ia kthen:
– Nëna ime nuk më ka thënë ashtu siç po kërkon ti për të të hipur, por më ka thënë të të mbaj për qafe.
Lopa i thotë:
“Për Zotin, po të kishe hipur, kurrë nuk do të më kishe parë.
Vazhdo rrugën se po qe se edhe kodrën e urdhëron që të shkulet në rrënjë, do të shkulej dhe do të ecte me ty për shkak të mirësjelljes tënde ndaj nënës.”