Dr. Musli Vërbani
–
Ishte një pasanik i cili e kishte djalin e vëllait të varfër. I pasuri nuk kishte trashëgimtar tjetër, pos këtij.
Pasi që shihej se jeta e tij do të zgjaste, djali i vëllait e mbyt për t’ia marr trashëgiminë dhe shkon e hedh kufomën në një fshat tjetër.
Pasi që e hodhi atë në greminë, të nesërmen shkon në atë fshat dhe ua kërkon pagimin e gjakut.
Fshatarët e atij vendi shkojnë te Musa a.s. dhe kërkojnë prej tij që ta lutë Allahun që t’ia tregoj vrasësin.
Musa a.s. i urdhëron që ta prejnë një lopë.
Ata i thonë:
– Si duhet të jetë ajo lopë!
Musai a.s. u tha:
– Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme në moshë!
Ata i thonë:
– Çfarë ngjyre duhet të ketë ajo lopë!
Musai a.s. u tha:
– Ajo lopë duhet të jetë me ngjyrë të verdhë e cila shkëlqen.
Ata i thonë:
– Çfarë lloji duhet të jetë ajo lopë?
Musa a.s. u tha:
– Lopa s’duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, ajo lopë duhet të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë.
Ata shkojnë në treg dhe e blejnë lopën e një djali i cili është sjellë mirë me nënën e tij dhe i cili ishte rritur jetim dhe po ashtu edhe babën e kishte pasur të mirë.
Lopën e blejnë me ari aq sa ka peshuar lopa.
Pastaj e presin dhe me një pjesë të lopës i mëshojnë të vrarit. I vrari ngrihet i gjallë në këmbë me lejen e Allahut dhe thotë:
“Me ka vrarë djali i vëllait, pastaj prapë bie dhe në atë moment vdes.”
Atëherë djalit të vëllait i ndalohet për të trashëguar pasurinë e axhës së tij.