Elefanti nuk bindet

Ebreheja ishte nga Jemeni.

Përgatit një ushtri të fortë për t’u futur në Mekë.

Në krye të ushtrisë kryesonin elefantë të fuqishëm.

Në ballë të Elefantëve qëndronte elefanti gjigant të cilin e quanin Mahmud.

Elefanti iu afrua Qabes.

Ai ndaloi dhe nuk iu bind atij që po e drejtonte.

Njeriu që drejtonte Elefantin e fshikulloi me kamxhik në kurriz.

Elefanti i madh, Mahmudi, i nguli këmbët në tokë dhe nuk ecte përpara.

E goditën me sende dhe çengela sipër kokës, por ai nuk lëvizte vendit.

E drejtonin nga Siria, ikte menjëherë andej.

E drejtonin nga Jemeni, po ashtu ikte me shpejtësi.

Kur e drejtonin nga Meka ngulitej në Tokë.

Të gjitha përpjekjet e tyre ishin të padobishme, pasi elefanti filloi të tërhiqej.

Ebreha, udhëheqësi i ushtrisë, u habit nga mënyra e sjelljes së elefantit.

Ebreha habitej se pse elefanti refuzonte të përparonte drejt Qabes dhe bërtiti gjithë tërbim.

Personi që kishte drejtimin e elefantit bëri ç’ishte e mundur për ta detyruar elefantin që të përparonte drejt Qabes, por elefanti nuk bëri as edhe më të voglin hap përpara.

Ndërkohë ndodhi diçka e mrekullueshme.

Elefanti u gjunjëzua dhe kështu që puna e personit që po e drejtonte u bë edhe më e vështirë.

Elefanti përfundimisht nuk iu bind drejtuesit të tij, i cili tashmë ishte i pafuqishëm për ta kontrolluar.

Në këto momente Allahu dërgon tufa të njëpasnjëshme shpendësh.

Shpendët mbartnin tre gurë të vegjël të përbërë nga balta e thatë, një në sqep dhe dy në këmbë.

Çdo gurë që binte në trupat e ushtarëve ishte shkatërrues.

Vetë Ebrehaja u godit nga gurë të tillë dhe filloi t’i binte mishi copë-copë derisa vdiq.

Nga të gjitha gjallesat që gjendeshin aty, vetëm elefanti Mahmud shpëtoi gjallë.

Në këtë vit ka lindur Pejgamberi i fundit Muhamedi alejhis-selam.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment