Hud-hudi dhe dërgesa: Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim

Hud-Hudi ishte një ushtar prej ushtrisë së Sulejmanit a.s.

Ishte duke fluturuar në qiell.

Nga lart pa një vendbanim.

Ai vendbanim ishte nën mbretërinë e Belkisës.

I mblodhi shënimet, e vështroi terrenin, e vërtetoi situatën.

Shkoi te Sulejmani a.s. dhe i tha: – Kam sjellë një lajm të rëndësishëm.

Popullin e Sebeit po e sundonte mbretëresha e quajtur Belkisë.

Sulejmani e shkroi një letër që fillonte me Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim.

Ia jep Hud-Hudit dhe i tha: – Merre këtë letër e dërgoje te mbretëresha Belkisë.

Hud-Hudi kaloi mijëra kilometra duke fluturuar.

Mijëra kilometra duke e përcjellë ftesën e besimit.

Hud-Hudi fluturoi dhe kaloi mbi Qabe.

Arriti tek Belkisja dhe ia lëshoi letrën në dhomën e saj,

me të cilën e ftonte që ta pranojë fenë islame.

Belkisja e sheh letrën në dhomën e saj.

I ftoi rojet dhe i pyeti se kush ka hyrë në dhomën e saj dhe e ka lënë atë letër?

Ata iu përgjigjën se nuk e dinë.

Belkisja e pa se çështja është serioze.

Thirri të gjitha shtresat, qeverinë, krerët e ushtrisë dhe dijetarët, dhe u tha:

– O populli im, më ka ardhur një letër ku shkruan:

Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim…

Kjo letër është nga Sulejmani. Ç’të bëjmë?

Njëri tha: – Të luftojmë.

Tjetri tha: – Lufta është e keqe.

Belkisja vendosi që të tuboj ari, diamant dhe stoli dhe t’ia dërgoj Sulejmanit a.s.

Sulejmani tha: – Unë nuk dua pasuri dhe nuk e pranoj.

Belkisja e kuptoi se Sulejmani nuk mund të korruptohet.

Në fund vendosi ta pranojë ftesën e Sulejmanit. Ajo tha:

– Unë me Sulejmanin i dorëzohemi Zotit dhe ne jemi musliman.

Me Belkisën i tërë populli iu dorëzuan Zotit të gjithësisë dhe pranuan islamin.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment