Deveja e Salihut

Salihu ishte pejgamber.

Ai e udhëzonte popullin e tij.

Populli i tij kërkonte argument se a ishte ai pejgamber.

Salihu tha: – Çka dëshironi?

Populli i tij tha: – Nga ky shkëmb le të dalë një deve

që të pimë qumësht prej saj.

Nëse e bën këtë, ne do të besojmë.

Salihu iu lut Allahut dhe menjëherë Allahu iu përgjigj lutjes së tij.

Nga shkëmbi doli një deve.

Deveja ishte me trup të madh, e zgjuar dhe e bukur.

Deveja bashkë me të voglin e saj, kullosnin dhe e përmendnin Zotin.

E pastaj Salihu tha: – Ju erdh argumenti prej Zotit tuaj.

Ja pra kjo është deveja e Allahut, argument për ju.

Lëreni të qetë të ushqehet në tokën e Allahut.

Mos i shkaktoni asgjë të keqe, se ju kaplon dënimi i dhimbshëm.

Një pjesë e popullit besuan.

Pjesa tjetër vetëm sa u dëshpërua dhe e shtoi mosbesimin.

Salihu i tha popullit të tij: – Kjo deve do të pijë një ditë (ujë nga kroi), ndërsa

për ju është e caktuar dita tjetër.

Deveja vazhdimisht pinte ujë, qumështi i shtohej,

njerëzit pinin ujë ditën tjetër.

Gratë një pas një e milnin, ndërsa qumështi nuk i harxhohej, por vetëm se i shtohej.

Njerëzit u befasuan nga kjo mrekulli dhe e panë se kjo ishte diçka e jashtëzakonshme.

Në qytet ishin nëntë persona të njohur për krime dhe shkatërrime,

ata ishin pijanecë të fëlliqur.

Njëri prej tyre thoshte:

– Kjo deve po e pi tërë ujin dhe po e harxhon, andaj duhet ta heqim qafesh se nuk na duhet!

Tjetri thoshte:

– Ta mbysim devenë, ta vrasim Salihun me familjen e tij e të mos na hetojë askush.

Para se të agojë dita e mbytën devenë.

Zoti i Lartmadhëruar e shkatërroi atë popull.

Salihu dhe besimtarët shpëtuan.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment