14. ISLAMI ËSHTË PROGRAM JETE

Islami është fe të cilën Allahu e ka dashur si fe për gjithë njerëzimin.

Islami është fe e të gjithë pejgamberëve dhe të të dërguarve.

Kjo nga shkaku se: Islami është program jete. Islami është program i jetës individuale dhe shoqërore.

Parashtrohet pyetja: Pse Islami duhet të jetë program jete?

Përgjigjja:

Ka shumë arsye se pse Islami është program jete, por shkurtazi po i përmendim vetëm disa prej tyre:

Islami është fe e natyrshmërisë.

Islami është fe e Allahut.

Islami është fe ndërkombëtare.

Islami e ka nxjerrë njerëzimin nga errësira në dritë.

Islami është fe e mesatares.

Islami është fe e vlerave etike dhe morale.

Vëllezër të nderuar!

 Islami është fe e fe e natyrshmërisë. Zoti i Madhërishëm thotë:

“Përqendrohu në vetveten tënde, në fenë e pastër, të çliruar prej çdo të kote, (e ajo fe) feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Rumë, 39)

Zoti i Madhërishëm i ka krijuar njerëzit dhe ka kërkuar dëshmi siç thotë në Kur’an:

“Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?”Ata thanë: “Po, dëshmuam!”Të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.” (Earafë, 172)

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Çdo fëmijë lindë në natyrshmëri të pastër Islame, ndërsa prindërit janë ata që e bëjnë jehudë, të krishterë apo zjarrputist.”

Kjo pra është feja e natyrshmërisë së njeriut dhe kjo është feja Islame!.

Vëllezër të nderuar!

 Feja Islame është fe e Allahut. Këtë e dëshmon Allahu në Kur’an ku thotë:

“Pa dyshim feja te All-llahu është Islami.” (Ali Imranë, 19)

Të gjithë pejgamberët kanë thirrur në fenë e Allahut, në atë fe të cilën e Allahu ka përcaktuar për njerëzit. Allahu i Madhërishëm thotë:

“Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të.” (Shura,13)

Po ashtu, edhe Ibrahimi edhe Jakubi a.s. u kanë thënë fëmijëve të tyre:

“O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” (Bekare, 132)

Thirrja më e mirë është thirrja në fenë e Allahut ku Zoti i Madhërishëm thotë:

“E kush e ka fjalën më të mirë se të atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve.” (Fussilet, 33).

Vëllezër të nderuar!

– Islami e ka nxjerrë njerëzimin nga terri në dritë, nga prapambeturia në civilizim.

– Islami është fe e civilizmit dhe e zhvillimit.

– Islami e ka nxjerrë njerëzimin nga degjenerimi në vlera të larta të moralit.

– Islami e ka udhëheq njerëzimin për shumë shekuj.

– Islami nuk ka bë dhe nuk bën dallim në mes popujve.

Vëllezër të nderuar!

Islami dallohet edhe me atë se është fe ndërkombëtare. Zoti i Madhërishëm thotë:

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është më i devotshmi.” (Huxhuratë, 13)

Zoti i madhërishëm i ka thënë Muhamedit a.s:

“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” (Enbija, 107)

Në haxhin lamtumirës pejgamberi a.s. ka thënë:

“Të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju të gjithë jeni të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut, përveçse me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut”

Vëllezër të nderur!

Islami është fe e mesatares në çdo aspekt.

Kur themi se Islami është fe e mesatares, themi se i plotëson nevojat shpirtërore dhe fizike.

Kur themi se Islami është fe e mesatares, themi se i plotëson nevojat e kësaj bote dhe i siguron nevojat për botën tjetër.

Kur themi se Islami është fe e mesatares, themi se i plotëson nevojat e jetës individuale dhe të asaj shoqërore.

Edhe pse Karunit në veçanti i është thënë:

“Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangë atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë.” (Kasas, 73).

Kjo vlen edhe për gjithë njerëzimin. Kjo është formulë e jetës se feja Islame është program jete për të fituar edhe këtë botë edhe botën tjetër.

Përfundim:

Po e përfundojmë me atë se, e gjithë feja është moral i mirë.

 Feja Islame është fe e etikës.

Feja Islame është fe e vlerave fisnike dhe morale, për këtë na ka treguar Muhamedi a.s., siç ka thënë:

“Pa dyshim që jam dërguar vetëm për të përsosur moralet e larta.”

Zoti ynë!

– Na forco në fenë tonë, e cila është mbrojtje dhe siguri e çështjes sonë;

– Na rregullo këtë botë në të cilën është jeta jonë;

– Na përgatit për jetën tonë në botën në të cilin është kthimi jonë;

– Na bëj jetën ambient të përshtatshëm për çdo pune të mirë, dhe

– Na e bëj vdekjen qetësi, pushim dhe shpëtim nga çdo e keqe.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment