Qabja në Meke është shtëpia e parë në tokë e cila është ndërtuar për tu adhuruar Zoti.
Themelet e Qabës i ka ngritë Ibrahimi a.s. i cili edhe ka bë lutjen:
“Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre të dërguar që t’ua lexojë atyre ajetet Tua, t’ua mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë (prej ndyrësisë së idhujtarisë) ata. S’ka dyshim se Ti je Ngadhënjyesi, i Dijshmi.” (Bekare, 129).
Vëllezër muslimanë!
Zoti kur e ka zbrit Ademin a.s. në tokë, e ka zbrit në fenë Islame.
Zoti kur e ka zbrit Ademin a.s. në tokë, e ka zbrit musliman.
Zoti kur e ka zbrit Ademin a.s. në tokë, e ka zbrit monoteist.
Pastaj,
Kalojnë disa gjenerata:
Edhe Nuhu a.s. ka qenë musliman dhe në fenë islame.
Edhe Nuhu a.s. ka thënë se është prej muslimanëve.
Edhe Nuhu a.s. e ka thirrur popullin e vet në fenë Islame.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Nuhu a.s.i ka thënë popullit të vet: Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur i tha popullit të vet: “O populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni.
E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve.” (Junus)
Pra, Nuhu a.s. ka thënë: “Unë jam prej muslimanëve!.”
Vëllezër musliman!
Zoti i Madhërishëm tregon për Ibrahimin a.s. dhe të qenurit e tij musliman, ku thotë:
“Kur Zoti i vet atij i tha: “Dorëzohu (ji musliman)”!
Ai tha: “Iu kam dorëzuar (Jam musliman) Zotit të gjithësisë”!
Poashtu në ajetin tjetër Zoti i Madhërishëm tregon për Ibrahimin a.s. se si ka qenë musliman, ku thotë:
“Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi, as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” (Ali Imran, 67).
Vëllezër të nderuar!
Secili pejgamber ka thirrur në fenë Islame. Shikojeni Jakubin a.s. se çka u ka thënë bijve të vet, siç tregon Zoti i Madhërishëm:
“A ishit ju dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: “Çka do të adhuroni pas meje”?
Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Një të Vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar (Ne jemi muslimanë)!.” (El-Bekare, 13)
Vëllezër të nderuar!
Musai a.s. është prej pejgamberëve eminent.
Musai a.s. është prej pejgamberëve elitarë.
Musai a.s. është prej pejgamberëve të rëndësishëm. Edhe Musa a.s. ka porositë për fenë Islame dhe ka qenë musliman siç tregon Kur’ani fisnik:
“Musai tha: “O populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të muslimanë!.”(Junus ,84).
Vëllezër të nderuar!
Isai a.s. është prej pejgamberëve eminent.
Isai a.s. është prej pejgamberëve elitarë.
Edhe Isai a.s. ka qenë musliman.
Edhe Havarijunët kanë dëshmuar në atë se kanë qenë muslimanë. Këtë e tregon Kur’ani fisnik:
“E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: “Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut?”
Havarijunët thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë!” (Ali Imranë,52).
Përfundim:
Çdo pejgamber është dërguar për fenë Islame.
Çdo pejgamber ka thirr në fenë islame.
Zoti e ka zbrit vetëm fenë islame. Zoti i Madhërishëm thotë:
“Kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali Imran, 85).
Po e përfundojmë këtë ligjëratë me lutjen si në vijim:
Zoti ynë:
– Na forco në fe;
– Na begato në jetë;
– Na jep shëndet në trup;
– Na e zgjero furnizimin;
-Na e mundëso të pendohemi para vdekjes;
– Na e mundëso të vdesim me shehadet;
– Na i fal mëkatet;
– Na e lehtëso llogaridhënien;
– Na Siguro të mos dënohemi me Xhehenem;
– Na e mundëso ta fitojmë xhennetin dhe
– Na e mundëso ta shohim Madhërinë Tënde në Xhennet.
–
Dr. Musli Vërbani