Në kohën e Muhamedit a.s. ishte një grua.
I thoshin Ummi Xhemil.
Umi Xhemile do të thotë mbretëreshë e bukurisë.
Ajo rridhte prej një familjeje fisnike të Mekës.
Umi Xhemile kishte pasuri.
Nuk pajtohej me faktin se Muhamedi a.s. ishte ngritur kundër besimit të tyre pagan.
Besimi Islam dëshironte t’i barazonte robërit e të varfrit me klasën e lartë sunduese.
Ummi Xhemil kishte rreth qafës së saj një gjerdan të çmueshëm,
atë do ta shkrinte në armiqësinë kundër Muhamedit a.s.
Ummu Xhemili, por çdo natë mblidhte ferra dhe degë me gjemba.
I bënte grumbull të madh.
I lidhte në kurriz dhe i shpërndante nëpër rrugët nga kalonte i Dërguari i Allahut.
I Dërguari i Allahut kalonte mbi to.
Kur Muhamedi a.s. shkelte mbi to, dukej sikur shkelte mbi mëndafsh.
Kaloi një kohë.
Mbretëresha e bukurisë u shëmtua.
E humbi edhe vetëdijen.
Duke bartur dru i është lidhur litari në fyt dhe ka vdekur.
Allahu xh.sh. në ditën e Llogarisë përfundimtare atë gjerdan të artë do t’ia zëvendësojë me një litar të përdredhur nga flaka e Xhehennemit.
–
Dr. Musli Vërbani