Një nënë ishte duke i dhënë gji foshnjes së vet.
Kalon aty pari një i pasur hipur në një deve të shtrenjtë e të bukur.
Nëna e tij tha:
– O Allahu im, bëje djalin tim sikurse ky!
Fëmija e la gjirin, u kthye nga njeriu, e shikoi dhe tha:
– O Allahu im, mos më bëj si ai!
Pastaj u kthye nga gjiri dhe vazhdoi të thithë.
Nëna habitet me reagimin e foshnjës së saj.
Pastaj njerëzit kaluan me një robëreshë.
Robëreshën e rrihnin dhe i thoshin:
– Ke bërë pandershmëri, ke vjedhur.
Ajo thoshte:
– HasbijAllahu ve ni’mel-vekil.
(Allahu më mjafton për gjithçka dhe Ai është mbrojtësi më i mirë)
Nëna e foshnjës tha: – O Allahu im, mos e bëj djalin tim si kjo.
Foshnja e la thithjen dhe shikoi nga ajo e tha:
– O Allahu im, më bëj mua si ajo.
Foshnja është arsyetuar duke thënë:
– Njeriu i pasur në deve ishte tiran, andaj dhe kam thënë, o Allahu im, mos më bëj si ai! Mos më bëj tiran.
– Robëresha për të cilën thoshin se ka bërë pandershmëri, në të vërtetë ajo nuk ka bërë, thoshin se ka vjedhur, por kanë shpifur për të, për këtë arsye thashë: O Allahu im, më bëj mua si ajo.