Gruaja Ismailit a.s. – II

Ibrahimi a.s. shkon për të vizituar Ismailin a.s.

Ismailin nuk e gjen në shtëpi.

E takon gruan e Ismailit a.s.

Hyn në shtëpi dhe e pyet gruan për Ismailin.

Ajo i thotë:

– Ka dalë të punojë për familje.

Ibrahimi e pyet:

– Si e keni gjendjen, si po jetoni?

Ajo i përgjigjet:

– Elhamdulilah! E Falënderojmë Allahun, mirë jemi duke jetuar.

Ibrahimi i thotë:

– Kur të vjen Ismaili përcjellja selamin tim dhe thuaji që ta forcojë pragun e shtëpisë. Ibrahimi bën lutje: “O Zoti im, bekoji ata me mish e me ujë”.

Kur Ismaili kthehet në shtëpi e pyet bashkëshortin se a ka qenë ndokush.

Ajo i përgjigjet se ka ardhur një njeri i moshuar, me pamje të mirë. Më pyeti për ju dhe i tregova. Më pyeti se si jetojmë e unë i tregova se jemi duke jetuar mirë.

Pastaj Ismaili a.s. e pyeti bashkëshorten e tij se a kishte lënën ndonjë porosi.

Ajo i thotë:

– Po, më porositi që të ta përcjell selamin dhe që ta forcosh pragun e shtëpisë tënde.

Ismaili a.s. i thotë:

Ai ishte babai im e ti je pragu im dhe më ka urdhëruar që të të mbaj nën kurorë.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment