Floktarja

Na ishte një shërbëtore e vajzës së Faraonit.

Ajo një ditë duke ia krehur flokët bijës së Faraonit i ra krehri në tokë.

Ajo duke e marrë atë tha:

Bismilah (me emrin e Allahut).

Vajza tha: – Në emër të babit tim a?

Ajo tha:

– Jo, babi yt nuk është zot. Por Zot është Krijuesi im, i babit tënd, dhe Zot i gjithësisë.

Vajza tha:

– Unë dua ta lajmëroj babin tim për këtë që ti po thua.

Tha:

– Bëja me dije.

Ajo e lajmëroi Faraonin.

Firauni e thirri shërbëtoren dhe i tha:

 – A është e vërtetë se ti beson në tjetër zot pos meje?

Tha:

– Po, Zot është vetëm Allahu. Ai është Zoti im, i yti dhe i gjithë botëve.

Faraoni porositi të ndizet një zjarr, e pastaj i tha asaj:

– Shko merri fëmijët dhe sjelli këtu.

Ajo i solli fëmijët.

Faraoni tha:

 – Tërhiqu nga besimi në tjetër zot.

Ajo tha: – Jo kuurrë!

Ai tha: – Hidhjani fëmijën në zjarr.

E hodhën të parin. Ajo nuk u tërhoq.

E hodhën të dytin. Ajo nuk u tërhoq.

Kur i tha që ta hedhin edhe atë që e kishte në krah, ajo u ndal.

Në atë moment fëmija çoi kokën dhe tha:

– Nënë mos u tërhiq ngase nuk ka zot tjetër pos Allahut.

Atëherë ajo u hodh në zjarr me gjithë foshnjën e saj.

Nga tymi dhe shkrumbi i tyre u parfumuan qiejt.

Ai parfum edhe sot qëndron lartë në qiej.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment