12. FEJA ËSHTË KËSHILLË

Ligjërata e sodit ka të bëjë me këshillën. Muhammedi a.s. ka thënë:

“Feja është këshillë!

E kanë pyetur: Për kë o i dërguari i Allahut?

Është përgjigjur:

– Për Allahun,

– Për librin e Tij,

– Për te dërguarin e Tij,

– Për prijësit e muslimanëve dhe

– Për muslimanët ne përgjithësi.”

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.” (Dharijat, 55).

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (Maidetu, 2)

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Betohem në kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën, e këshillojnë njëri-tjetrin për durim.” (El-Asr, 1-3).

Në këto ajete të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë të Kuranit si dhe në hadithin fisnik, ka argumente të dukshme për ligjësimin e këshillimit dhe të porosisë së ndërsjellë për të vërtetën dhe për thirrjen e të tjerëve drejt saj. E kjo për shkak se rezultojnë në dobi për besimtarët, për mësimin e injorantit, për udhëzimin e të humburit, për zgjimin e shpërfillësit, për përkujtimin e harrestarit dhe për nxitjen e dijetarit që të veprojë me atë që di, si dhe dobi tjera të shumta.

Vëllezër të nderuar!

Këshilla, jo vetëm qe është prej feje, por është feja në përgjithësi.

Këshilla është detyrë e pejgamberëve.

Këshilla është mision i pejgamberëve.

Nuhu a.s. i flet popullit te vet duke ua sqaruar synimet e dërgimit te tij:

“Unë ua kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj.” (Earaf, 62)

Po ashtu edhe Salihu a.s. e ka këshilluar popullin e vet, siç thotë Zoti i madhërishëm:

Kur dridhja-tërmeti e pat kapluar popullin e Salihut iu pate thënë: “O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit.” (Earaf, 79).

“Prandaj, këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues.” (Gashijetu, 21).

Edhe pejgamberët e tjerë kanë këshilluar.

Pejgamberi a.s. e ka pasuar rrugën e pejgamberëve, duke na e sjellë neve shembullin më të mirë për këshillimin.

Pejgamberi a.s. na ka sjellë shembullin e llojllojshmërisë në këshillime.

Pejgamberi a.s. na ka sqaruar metoda të shumta të këshillimeve.

Pejgamberi a.s. na ka treguar se si duhet të përkujdesemi për gjendjet e njerëzve, etj.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket llojit të këshillës së parë:

Në këshilla për Allahun bëjnë pjesë sinqeriteti për Allahun në të gjitha veprat.

Në këshilla për Allahun bën pjesë përmendja ndaj Allahut.

Njeriu duhet ta përmend dhe përkujtoj Allahun çdoherë.

Allahun duhet përmendë në të gjitha gjendjet: ulur, duke ecur, në këmbë, i shtrirë, etj.

Allahun duhet përmendë për të gjitha çështjet.

Gjuha e besimtarit përherë duhet të jetë e lagur nga të përmendurit e Allahut.

Në këshilla për Allahun bëjnë pjesë edhe çështjet si në vijim:

– Mbrojtja e fesë së Allahut.

– Thirrja në fenë e Allahut, me te gjitha mundësitë që ka.

 – Duke i shërbyer fesë së Tij.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket llojit të këshillës së dytë: Këshilla për librin e Allahut.

Në këshillën për librin e Allahut bën pjesë:

– Të lexuarit e Kur’anit.

– Zbatimi i ligjve të Kur’anit.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket llojit të këshillës së tretë. Këshilla për prijësit e muslimanëve: Këshillimi i Udhëheqësve Muslimanë është nga çështjet më të rëndësishme të Fesë.

Prijësit e muslimanëve janë të parët e tyre, duke filluar nga prijësi më i madh që është halifja.

Prijësit e muslimanëve janë prijësit nëpër vende të ndryshme.

Prijësit e muslimanëve janë gjykatësit e tyre.

Prijësit e muslimanëve janë të gjithë ata që kanë përgjegjësi tek muslimanët.

T’u bindesh atyre për atë që është e dobishme për ta dhe për muslimanët.

T’i këshillosh ata që të drejtohen në atë që ka dobi për ata dhe për muslimanët dhe kryerja e obligimeve ndaj tyre.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket llojit të këshillës së katërt, Këshillës për muslimanët në përgjithësi. Këshilla për mbarë muslimanët është:

– Të duash për muslimanët atë që do për veten tënde, dhe

– Të urresh për ata atë që urren për vete, dhe

– Të punosh për këtë sipas mundësisë. Sepse kush e do një gjë punon që ta realizojë atë, punon që ta plotësojë atë.

Kjo arrihet kur t’i udhëzojë muslimanët në të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Kjo arrihet kur i udhëzon kur të devijojnë.

Kjo arrihet kur ua përkujton kur të harrojnë.

Kështu realizohet uniteti i muslimanëve. Kështu do të bëhen si një trup i vetëm, në të cilin: “Kur të ankohet një pjesë e trupit, ankohen të gjitha tjerat me pagjumësi dhe rënkim.”

Përfundim:

Ë çka nënkuptojmë me fjalën: Këshillë?

Pejgamberi a.s. e ka shpjeguar fjalën këshillë me këto pesë çështje të cilat përmbledhin:

– Të kryesh obligimet ndaj All-llahut.

– Të punosh me ligjin e All-llahut, pra me Kur’anin.

– Ta besosh dhe ta duash të dërguarin e All-llahut.

– T’i njohësh të drejtat e muslimanëve në të gjitha lëmitë e jetës dhe në të gjitha shtresat e muslimanëve.

Kjo e përmbledhë fenë në përgjithësi.

Zoti im:

– Vlerësoje përmendjen time për Ty;

– Largoj brengat e mia;

– Rregulloj çështjet e mia;

– Pastroje zemrën time;

– Forcoje moralin tim;

– Ndriçoma varrin tim;

– Fali gabimet e mia;

– Bekoje shpirtin tim;

– Forcoje dëgjimin tim;

– Forcoje shikimin tim;

– Zhvilloje trupin tim;

– Pranoj veprat e mia të mira.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment