11. THIRRJA NË ISLAM

Po e fillojmë me ajetin kur’anor:

“E kush e ka fjalën më të mirë se ai që thërret te All-llahu, vepron të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fusilet, 33).

Këshilla në të mirë është program i drejtësisë dhe barazisë.

Këshilla në të mirë është udhëzimi në paqe dhe në siguri.

Këshilla në të mirë është program i humanizmit.

Këshillat dhe udhëzimi janë program njerëzorë për të dashur njëri-tjetrin.

Besimtarë të nderuar!

Besimtarët, në rend të parë e rregullojnë veten e tyre, e pastaj vazhdojnë në rregullimin e gjendjes së të tjerëve. Kështu, besimtarët e edukojnë veten e tyre në bazë të programit të njohur:

“Ata të cilët thonë: Allahu është Zoti ynë”, pastaj i përmbahen atij programi” (Fussilet, 32).

 Pastaj vjen në radhë thirrja e të tjerëve në rrugë të drejtë dhe të dobishme për të cilën Zoti i madhërishëm thotë:

E kush e ka fjalën më të mirë se të atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet, 33)

Besimtarë të nderuar!

Parashtrohet pyetja:

Kush është thirrësi më i mirë në Islam në bazë të këtij ajeti?

Ai është Muhamedi a.s. i cili ka thirr në Islam dhe ka vepruar vepra të mira për veten e tij para Zotit të tij dhe Islamin.

E kush e ka fjalën më të mirë se të atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet, 33)

– Kush është thirrësi i mirë në Islam në bazë të këtij ajeti?

Thirrësit në Islam në kuadër të këtij ajeti janë edhe shokët e pejgamberit a.s. siç thotë Zoti i Madhërishëm:

E kush e ka fjalën më të mirë se të atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet, 33)

– Kush është thirrësi i mirë në Islam në bazë të këtij ajeti?

Thirrësit në Islam në bazë të këtij ajeti janë edhe muezinët. Kjo, nga shkaku se thërrasin në rrugë të Allahut dhe në faljen e namazit, mirëpo ajeti në fjalë nuk ka zbritur vetëm për muezinët:

E kush e ka fjalën më të mirë se të atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet, 33)

– Kush është thirrësi i mirë në Islam në bazë të këtij ajeti?

 “Thirrësit në Islam” në bazë të këtij ajeti ka të bëjë me thirrjen në rrugë të Allahut. Ajeti në fjalë është gjithëpërfshirës i cili përfshinë çdo thirrës të së kaluarës, të cilët kanë thirrur në rrugë të Allahut të Madhërishëm dhe në dëgjueshmëri ndaj Tij, duke filluar nga pejgamberët a.s. e deri te besimtarët.

E kush e ka fjalën më të mirë se të atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet, 33)Unë jam prej muslimanëve?.” (Fusilet,33).

– Kush është thirrësi i mirë në Islam në bazë të këtij ajeti?

Ajeti në fjalë është gjithëpërfshirës, i cili përfshinë çdo thirrës, të së tashmes dhe të së ardhmes, të cilët thërrasin në rrugë të Allahut të Madhërishëm. Në mesin e tyre mund të jeni edhe ju, nëse thërrisni në rrugë të Allahut. Zoti i Madhërishëm thotë:

E kush e ka fjalën më të mirë se të atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet, 33)

Besimtarë të nderuar!

Çka konsiderohet gjendje e mirë e shoqërisë?

Përgjigjja:

Gjendja më e mirë e shoqërisë është atëherë kur thërret në Njëshmëri të Allahut të Madhërishëm dhe në dëgjueshmëri ndaj Tij.

Gjendja më e mirë e shoqërisë është atëherë kur thërret në adhurim ndaj Allahut.

Gjendja më e mirë e shoqërisë është atëherë kur thërret në veprim të punëve të mira.

Përfundim:

Çka konsiderohen vepra të mira?

– Vepra të mira konsiderohen: Zbatimi i urdhrave të Allahut dhe largimi nga ndalesat të cilat i ka ndaluar Allahu.

– Vepra të mira konsiderohen: praktikimi i islamit si fe, program dhe bazë jetësore.

– Vepra të mira konsiderohen: ndërveprimet me vëllezërit e tij muslimanë.

“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.” (Ali Imran, 110).

Zoti ynë, hapi dyert e mëshirës për ne!

Zoti ynë, hapi dyert e furnizimit për ne!

Zoti ynë, hapi dyert lumturisë për ne!

Zoti ynë, hapi dyert e të mirave për ne!

Zoti ynë, hapi dyert e udhëzimit për ne!

Zoti ynë, hapi dyert e xhennetit për ne!

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment