Fatimja r.a.

Fatimja r.a.

Ishte një vajzë e dashur.

Ajo vajzë ishte Fatimja.

Fatimja ishte e bija e Muhamedit a.s.

Muhamedi a.s. e donte shumë Fatimen r.a.

Sa herë që ajo hynte në dhomën e Muhamedit a.s., ngrihej në këmbë, e puthte dhe i kërkonte që të ulej në vendin e tij.

Një ditë prej ditëve Fatimja hyri brenda dhe e shikoi gjendjen tha: – Ah Babai im! Çfarë ka ndodhur kështu?

Muhamedi a.s. i kërkoi që të ulet e të mos flet ashtu.

Muhamedi a.s. i kërkoi t’ia afroj veshin, e kur i tha diçka,

Fatimja filloi të qaj.

Më pas Fatimja u qetësua.

Muhamedi a.s. i kërkoi që t’ia afroj përsëri veshin që t’i thotë diçka.

Fatimja filloi të qeshë.

Herën e parë, Muhamedi a.s. i ka treguar se ka ardhur çasti për t’ia dorëzuar shpirtin Allahut xh.sh.

Për këtë fatimja ka qarë.

Herën e dytë Muhamedi a.s. i ka thënë se personi i parë nga familja që do t’i bashkëngjitet në botën tjetër do të jetë ajo.

Për këtë Fatimja ka qeshur.

Pas gjashtë muajsh vdiq Fatimja.

Ishte bashkëshorte besnike, nënë e përkushtuar.

Lindi dy djem:

Hasanin, të madhin, dhe Husejnin që ishte i vogli.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment