8. HASBUNELLAHU VE NIËMEL VEKIL
–
Tema e sotme e hutbes është për formulën “Hasbunellahu ve niëmel Vekiilë.”
“Hasbunellah” do të thotë: Na mjafton Allahu.
“Niëmel Vekiilë” do të thotë: Nuk ka mbrojtës më të Mirë.
“Hasbunellahu ve niëmel Vekiilë” është shkak për të fituar dashurinë e Allahut dhe për përforcimin e imanit.
“Hasbunellahu” është nga shkaqet kryesore për të realizuar njeriu të mirat e tij.
“Hasbunellahu” është nga shkaqet kryesore për të larguar të keqen.
Besimtarë të nderuar!
“Hasbunellahu” është program i jetës. Me këtë shprehje mbështetemi në të gjitha rastet.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Dhe kush i mbështetet Atij, i mjafton ajo mbështetje për çdo gjë.”
Hasbunellahu është pasuria para të mirave materiale.
Hasbunellahu është strofulli atëherë kur nefsi nxitë njeriun për të keqën dhe shfaqen trazirat.
Është fjalë e cila e çrrënjosë frikën.
Është fjalë e cila e çrrënjosë brengën dhe trishtimin.
Është armë kundër të keqes. Është armë kundër luftës psikologjike.
Besimtarë të nderuar!
“Hasbunellahu ve niëmel Vekiilë” është fjalë madhështore e cila e ndryshon gjendjen.
Për këtë arsye, thënien “Hasbunellahu ve niëmel vekiilë” e kanë thënë pejgamberët eminent në rastet më të vështira.
“Hasbijellahu ve niëmel Vekiilë” është fjalë madhështore e cila e ndryshon gjendjen.
Për këtë arsye fjalën “Hasbijellahu ve niëmel vekiilë” e ka thënë Ibrahimi atëherë kur me sytë e tij e ka pa zjarrin. E Ai e ka thënë këtë thënie mu para se të hidhej në zjarr. Atëherë, Allahu i Madhërishëm i ka thënë zjarrit: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe i rehatshëm për Ibrahimin!.” Dhe zjarri përvëlues është bërë freski dhe i rehatshëm për Ibrahimin. Ai nuk është dëmtuar dhe nuk ka ndjerë asnjë dhimbje nga ai zjarr.
Besimtarë të nderuar!
“Hasbiellahu ve niëmel vekiilë” është fjalë për të dalë nga krizat. Është fjalë për rrugëdalje nga problemet.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Dhe kush i mbështetet Atij, i mjafton ajo mbështetje për çdo gjë.”
Për këtë arsye, këtë program e ka praktikuar Nuhu a.s. kur është dëshpëruar me popullin e tij, siç thotë Zoti i Madhërishëm:
“Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: “I marrë!”dhe iu bë kërcënim. E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!.” (Kamer, 9, 10). Pastaj Zoti i ka ndihmuar.
Në ajete tjera Zoti Madhërishëm thotë:
“Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.” (Saffat, 75, 76).
Besimtarë të nderuar!
“Hasbijellahu ve niëmel vekiilë” nuk është vetëm fjalë, por ndjenjë për të dalë nga krizat. Është ndjenjë për rrugëdalje nga problemet.
Për këtë arsye, Zoti i është përgjigjur thirrjes së Junusit a.s. kur ka hipë në anije, kur është hedhë shorti dhe është hedhë në det dhe ka mbetur në errësirë Këtë e tregon Zoti i Madhërishëm ku thotë:
“(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!”
Kësaj lutje i është përgjigjur Zoti i Madhërishëm ku thotë:
“Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” (Enbija, 87, 88)
Besimtarë të nderuar!
Lutja Hasbunellah është armë e fuqishme e besimtarit.
Lutja Hasbijellahu është armë kryesore para armëve tjera fizike dhe materiale.
Lutja Hasbijellahu është arma kryesore para kushteve dhe rrethanave natyrore.
Për këtë arsye, fjalën “Hasbiellahu ve niëmel vekiilë” e ka thënë Muhamedi a.s. në betejën e Uhudit kur i janë vërsulur njerëzit. Zoti i Lartmadhëruar tregon për fuqinë e kësaj arme ku thotë:
“E atyre që dikush u tha: Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë! Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Hasbunellahu ve niëmel vekiilë” Neve na mjafton që kemi All-llahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!.”
Atëherë Zoti i madhërishëm tregon për gjendjen e pejgamberit dhe të sehabeve ku thotë:
“Dhe ata pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij. All-llahu është dhurues i madh.” (Ali Imran, 173-174)
Besimtarë të nderuar!
Këtë lutje “Hasbijell-Llahu ve niëmel vekiilë” “Na mjafton Allahu, nuk ka mbrojtës më të mirë” ta kujtojmë Allahun pandërprerë, që t’ia largojë umetit vështirësitë, fatkeqësitë dhe t’i ngritë lart ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të tyre sepse “Hasbiellahu ve niëmel vekiilë” e kanë thënë njerëzit e devotshëm.
– Nëse ndokush të bën padrejtësi:
Thuaj: “Hasbijell-Llaahu ve niëmel vekiilë.”
(Më mjafton Allahu, Ai është Siguruesi më i miri).
Me këtë lutje Allahu ta largon fatkeqësinë dhe të çliron nga rreziku:
– Nëse të janë mbyllë rrugët dhe nuk ke askënd i cili t’i çelë ato rrugë:
Thuaj: “Hasbijell-Llahu ve niëmel vekiilë.”
(Më mjafton Allahu, Ai është Siguruesi më i miri).
Me këtë lutje Allahu t’i çliron rrugët dhe të çliron nga rreziku:
– Nëse janë tubuar njerëzit që të të bëjnë keq dhe të është mbyllë dera:
Thuaj: “Hasbijell-Llahu ve niëmel vekiilë.”
(Më mjafton Allahu, Ai është Siguruesi më i miri)
Me këtë lutje Allahu ta largon të keqen, ta largon fatkeqësinë.
Të sjell furnizim dhe të çliron nga rreziku:
– Nëse të janë rënduar çështjet:
Thuaj: “Hasbijell-Llahu ve niëmel vekiilë”
(Më mjafton Allahu, Ai është Siguruesi më i miri)
Me këtë lutje Allahu t’i lehtëson çështjet, të sjell furnizim.
Përfundim:
Te Zoti nuk mbështetemi vetëm në kohë të vështira, por edhe në kohë të mira.
Zoti thotë: E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe i dërguari i Tij, e të thoshin:
“Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta).” (Tevbe, 59)
Këtë e shohim në ajetin: “Ti thuaju:
“Më tregoni pra, për ata që i adhuroni, pos All-llahut, nëse All-llahu më godet mua me ndonjë të keqe, a munden ta largojnë ata atë të keqe, ose, nëse All-llahu dëshiron ndonjë të mirë për mua, a munden ta pengojnë ata të mirën e Tij?” Thuaju: “Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit.” (Zumer, 38)
Zemrat duhet të ndërlidhen me Allahun me frikë dhe me shpresë sepse kur robi është me Allahun, Allahu është me robin e Tij.
Na mjafton Zoti për fenë tonë.
Na mjafton Zoti për jetën tonë.
Na mjafton Zoti Fisnik për brengat tona.
Na mjafton Zoti i Fuqishëm kundër armikut tonë.
Na mjafton Zoti i Fortë kundër keqbërësit tonë.
Na mjafton Zoti i Mëshirshëm në çastin e vdekjes.
Na mjafton Zoti i Butë kur të jem në varr.
Na mjafton Zoti Fisnik kur të jap llogari.
Na mjafton Zoti i Butë kur të peshohen veprat.
Na mjafton Zoti i Fuqishëm në kalimin e urës së siratit.
Na mjafton Allahu – nuk ka Zot pos Tij.
Atij i mbështetem, Ai është mbizotërues i Arshit të madh.
–
Dr. Musli Vërbani