Gruaja e Ejubit a.s.

Gruaja e Ejubit a.s.

Ejubi a.s. ishte i sëmurë.

Gruaja e tij përkujdesej për të.

Një ditë gruaja i sjell ushqim më shumë se herët e tjera.

Ejubi a.s. e pyet, ku e ke marr këtë ushqim?

Gruaja e tij nuk i tregoi.

Ejubi a.s. këmbëngul që t’i tregon.

Gruaja i tregon se kishte prerë gërshetat, i kishte shitur dhe me to kishte blerë ushqimin.

Pasi Ejubi a.s. u bind që gjendja kishte shkuar aty ku nuk mban më, iu lut Allahut xh.sh. që ta shërojë.

Pas lutjes që Ejubi a.s. i bëri Allahut xh.sh., Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:

“Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që kishte.”

Allahu xh.sh. i thotë Ejubit a.s.:

“Bjeri me këmbë tokës.”

Me ta goditur tokën, në atë vend doli ujë. Allahu xh.sh. i thotë Ejubit a.s.:

“Ky është ujë i ftohtë për t’u larë dhe për t’u pirë.”

Në atë ujë Ejubi a.s. piu dhe me atë ujë u la.

Pasi Ejubi a.s. piu ujin dhe u la, ai u shërua nga çdo lloj sëmundje.

Zoti i ktheu Ejubit a.s. shëndetin dhe rininë e tij.

Kur u kthye bashkëshortja në shtëpi, me të shikuar u habit dhe tha:

– Mos e ke parë gjë Ejubin a.s. pasi ti i ngjan shumë atij para se të sëmurej?

Ejubi a.s. i thotë: – Nuk më njeh?

Gruaja i thote: – Jo!

Ejubi a.s. i thotë: – Jam unë, Ejubi!

Pas kësaj Allahu xh.sh. Ejubit a.s. ia ktheu pasurinë dhe i dhuroi shumë fëmijë.

Ata lindën 26 fëmijë, djem e vajza.

Po ashtu edhe bashkëshortja e Ejubit a.s. u kthye e re ashtu siç ka qenë para 18 vitesh, dhe kjo si shpërblim për besnikërinë e treguar ndaj Ejubit a.s.

Më parë Ejubi a.s. ishte betuar se kur të shërohet do e godiste bashkëshorten 100 herë, e për këtë betim ai ishte penduar pasi bashkëshortja e tij ishte treguar besnike dhe durimtare. Zoti i thotë Ejubit a.s. që të marr 100 fije bari dhe ta qëllojë me to vetëm një herë gruan e tij.

Allahu xh.sh. thotë;

“E, merre me dorën tënde një deng me fije bari dhe bjeri me to, e mos e thyej betimin.”

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment