Ejubi a.s. dhe gruaja e tij

Ejubi a.s. dhe gruaja e tij

Shejtani e takon bashkëshorten e Ejubit a.s.

E pyet: – Ku e ke bashkëshortin?

Ajo i thotë: – Ai është i sëmurë, i shtrirë.

Shejtani i thotë: – Si do të vazhdosh kështu? Dëshiron që ai të shërohet?

Ajo i thotë: – Po.

Shejtani i thotë: – Që të shërohet, ai duhet të heq dorë nga durimi.

E nxitur nga shejtani, pas 18 vitesh gruaja shkon dhe i thotë Ejubit a.s.:

– A je pejgamber i Zotit? – i thotë ajo.

Ejubi i thotë: – Po!

Gruaja i thotë: – Përse nuk i drejtohesh Allahut xh.sh. me lutje që të të shëroj dhe të të nxjerr nga kjo gjendje ku ndodhemi?

Ejubi i thotë: – Sa vite kemi jetuar të lumtur, në bollëk e të shëndetshëm?

Gruaja i thotë: – 50 vite.

Ejubi i thotë: – Sa vite kam që jam kështu i sëmurë, pa luks e pasuri?

Gruaja: Me sa më kujtohet 18 vite.

Ejubi: Nëse Zoti na dha të mira për 50 vite, përse të mos durojmë vuajtje po aq vite?

Nuk bëj lutje, deri sa të vuaj aq vite sa kam jetuar në të mira!

Bashkëshortja u zemërua me Ejubin a.s. pasi nuk e mori parasysh këshillën e saj, dhe tha:

– Deri kur do vazhdojmë kështu? Dhe tha diçka që nuk duhej thënë. Filloi disi si një përplasje mes çiftit.

Ejubi i tha: – Ti dëshiron të largohesh nga mëshira e Zotit?

Po u shërova do të godas 100 herë.

Vuajtjet filluan të shtohen, tashmë bashkëshorten e Ejubit a.s. nga frika se mos ajo ua ngjet sëmundjen e Ejubit a.s. nuk e pranonin më në punë.

Ejubin a.s. e braktisën te afërmit, njerëzit, me përjashtim të dy shokëve të tij të ngushtë që e vizitonin.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment