FRIKA NDAJ ALLAHUT

FRIKA NDAJ ALLAHUT

Hutbeja nr. 3

Të kaluarën përmirësojeni me pendim!

Të ardhmen rregullojeni me vepra të mira!

Të ardhmen shikojeni me qëllime të sinqerta!

Vëllezër të nderuar!

Frikojuni Zotit haptazi dhe fshehtazi!

Frikojuni Zotit në vetmi dhe në publik.

Kjo, ngase Zoti i Madhërishëm thotë: “S`ka dyshim se All-llahu nuk mund t`i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.(Ali Imran, 5).

Zoti i Madhërishëm thotë: kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.

Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në Xhennet dhe aty shpërblehen pa masë”. (Gafir, 39, 40).

Vëllezër të nderuar!

Nëse frika ndaj Allahut pakësohet në zemra, ato zemra egërsohen!.

Nëse frika ndaj Allahut pakësohet në zemra, ato zemra bëhen gurë!.

Nëse frika ndaj Allahut pakësohet në zemra, ato zemra bëhen të ashpra!.

Zoti i Madhërishëm thotë: “Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë të forta si guri, e edhe më të forta”. (Bekare, 74).

Frika ndaj Zotit është një pemë e mirë. Rrënjët e saj janë të ngulitura në zemër të saj. Degët e saj zgjaten dhe manifestohen në trup ashtu që me lejen e Allahut jep fryte.

Vëllezër të nderuar!

Ai i cili nuk i frikohet Allahut, bën mëkate haptazi.

Ai i cili nuk i frikohet Allahut, e vepron të ndaluarën thuaja se është e lejuar.

Ai i cili nuk i frikohet Allahut, e keqpërdorë pasurinë e të tjerëve.

Ai i cili nuk i frikohet Allahut, i ndërprenë lidhjet farefisnore.

Ai i cili nuk i frikohet Allahut, rrenë.

Ai i cili nuk i frikohet Allahut, tradhton.

Ai i cili nuk i frikohet Allahut, dëshmon rrejshëm.

Ai i cili nuk i frikohet Allahut, vepron vepra të cilat e hidhërojnë Allahun.

Vëllezër të nderuar!

Ai i cili i frikohet Allahut, e di se Allahu e mbikëqyrë, për këtë arsye nuk e dëmton askënd. Zoti i Madhërishëm thotë: Ata, që pa e parë i frikësoheshin Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh”. (Mulk,12).

Zoti i Madhërishëm thotë: “Për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy Xhennete”. (Rrahman, 41).

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dy sy nuk do t’i prek zjarri i xhehenemit: Një sy që qan nga frika e Allahut dhe një sy që kalon natën duke bërë roje në rrugën e Allahut.”

Po ashtu nga shtatë persona të cilët do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut në Ditën kur nuk do të ketë hije tjetër pos hijes së tij, njëri prej tyre është: “…i cili kur e përmendë Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë”.

Vëllezër të nderuar!

 Kush frikësohet prej Zotit, vendi i tij është xheneti, siç thotë Zoti i Madhërishëm: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve Xhenneti është vendi i tij”. (Naziat, 40, 41).

Kështu pra, rezultat i frikës prej Zotit është se njeriu e pengon veten nga epshi.

Pejgamberi a.s. ka thënë: Më së shumti e njoh Zotin dhe më së shumti i frikohem Atij.”

Ai i cili i frikësohet Zotit nuk bën mëkate. Zoti i Madhërishëm thotë: “Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem dënimit të Ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim. Kush mënjanohet atë ditë nga ai (dënimi), atë Ai e ka mëshiruar dhe ai është shpëtim i qartë.” (Enam, 15, 16)

Vëllezër të nderuar!

Frika prej Allahut është prej adhurimeve më të mira. Ai i cili frikohet Allahut e di se: “Ai (Allahu) di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.” (Gafir, 19)

Frika prej Allahut është prej adhurimeve më të mira sepse nga frika ndaj Zotit ushqehen të varfrit siç tregon Zoti i Madhërishëm për ata të cilët i ushqejnë të varfrit dhe nevojtarët, siç tregon Zoti i Madhërishëm për atë të cilët u ndihmojnë nevojtarëve: “Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë vështirë”. (Insan: 9, 10).

Frika prej Allahut është fryt i xhenetit. Zoti i Madhërishëm thotë: “për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy Xhennete.” (Rrahman, 46).

Përfundim:

Si realizohet frika ndaj Zotit?

Kjo sqarohet nëpërmjet ajetit Kur’anor ku Zoti i Madhërishëm thotë: “Këta ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin”. (Merjem, 58).

Ai i cili i frikohet më së shumti Allahut, Ai e njeh Allahun më së shumti.

Pejgamberi a.s. ka thënë: Për Zotin, unë e njoh Allahun më së miri dhe i frikohem më së shumti”.

Zoti i madhërishëm thotë: “Nga robërit e Tij, All-llahut ia kanë frikën vetëm dijetarët”. (Fatir, 28).

Zoti ynë:

– Na begato në jetë;

– Na jep shëndet në trup;

– Na e zgjero furnizimin;

– Na siguro të mos dënohemi me Xhehenem;

– Na e mundëso ta fitojmë xhennetin dhe

– Na mundëso ta shohim Madhërinë Tënde në Xhennet.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment