ELHAMDULILAHI

ELHAMDULILAHI

Hutbeja nr. 2

Sot do të flasim për një temë të rëndësishme.

Për një temë e cila na ngritë në nivelet e larta.

Për një temë e cila na fshinë të këqijat.

Nuk ka fjalë më të mirë se sa fjala “Elhamdulilah”.

Fjala Elhamdulilah në Kur’anin fisnik është përmendë 23 herë.

5 sure fillojnë me fjalën “Elhamd”.

5 sure mbarojnë me fjalën “Hamd”.

Fjala “Elhamdulilah”është fjala e parë dhe e fundit: “Dhe fjala e fundit e jona Elhamdululah.”(Zumer,75).

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Dhe thuaj: Falënderoj Allahun.”(Ve kulil-Hamdulil-lah) (Neml, 93).

Ajeti i parë: “Elhamdulilahi Rabbil Aaaleminii” “Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!”(Fatiha: 2).

Për Davudin dhe për Sulejmanin Zoti i Madhërishëm thotë: “Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të thanë: I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi mbi shumë robër të Tij besimtarë”. (Nem,l15).

Besimtarët thonë “Elhamdulilah” për udhëzimin e tyre. Këtë e tregon Kur’ani fisnik ku thotë: “ata thonë: “Elhamdulil-Lah”(Falënderojmë Allahun) që na udhëzoi, po të mos na udhëzonte Allahu, ne nuk do t’ishim të udhëzuar”.(Earafë: 43).

Vëllezër të nderuar!

Me këtë fjalë Zoti i Madhërishëm e ka lavdëruar veten e vet siç thotë: “Ai është All-llahu, nuk ka Zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon Lavdfalënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër”. (Kasas, 70).

E tërë gjithësia e thekson fjalën Elhamdulilah!.

Librat kanë zbritur për fjalën Elhamdulilah!.

Pejgamberët e kanë thënë fjalën Elhamdulilah!.

– Përshëndetjen “Elhamdulilah”e ka thënë Nuhu a.s. kur është bë vendosja e besimtarëve në anijen e shpëtimit. Siç thotë Zoti i Madhërishëm: “E kur të vendosësh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!”(Muëminune, 28).

– Përshëndetjen Elhamdulilah e ka thënë Ibrahimi a.s. “Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is-hakun!”(Ibrahimë.39).

– Përshëndetjen Elhamdulilah e ka thënë Davudi a.s. dhe Sulejmani a.s. Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të thanë: “I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë.”(Neml,15).

– Zoti i madhërishëm i ka thënë Muhamedit a.s.: Dhe thuaj: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim”. (Isra, 111)

– Melekët e thonë fjalën Elhamdulilah siç thotë Zoti i madhërishëm: “Melekët vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke falënderuar Zotin e tyre.”(Shura, 5).

Vëlla i nderuar!

Kur të tejkalosh një fatkeqësi thuaj: “Elhamduli-Lah!”.

Nëse furnizohesh thuaj: “Elhamduli-Lah”.

Kur të lind fëmija thuaj: “Elhamduli-Lah”.

Kur ushqehesh thuaj: “Elhamduli-Lah”.

Kur të flesh i qetë thuaj: “Elhamduli-Lah”.

Kur të shërohesh thuaj: “Elhamduli-Lah”.

Kur je i kënaqur thuaj: “Elhamduli-Lah”.

Elhamdulilah për shëndetin, për jetën, për besimin, për Islamin, për dëgjimin, për mendjen, për shikimin, për fëmijët, “Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër”. (Kasas, 70).

Besimtarët kur do të hynë në Xhennet thonë: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam!”(Zumer ,74).

Në xhenet përshëndetja dhe lutja e fundit e banorëve të xhenetit do të jetë: “Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!”(Junus, 10).

Vëllezër të nderuar!

Pejgamberi a.s. kur është zgjuar prej gjumi ka thënë: “Elhamdulilah”që ma ktheve shpirtin.

Pejgamberi a.s. kur ka teshti ka thënë: “Elhamdulilah!”

Pejgamberi a.s. kur e ka përfunduar ngrënien ka thënë: “Elhamdulilah!”

Pejgamberi a.s. kur e ka pa dikë të sprovuar ka thënë “Elhamdulilah i Cili më ka kursye nga ajo sprovë”.

Në Haxh gjatë telbijes thuhet “Innel Hamde”që nënkupton: “Pa dyshim se Atij i takon falënderimi”.

Përfundim:

Po e përfundojmë këtë ligjëratë me lutjen e namazit të natës:

Allahume lekel Hamd

Ente kajjimus semavati vel erd ve men fijhinne

ve lekel Hamd

Ente melikus semavati vel erd ve men fijhinne

Ve lekel Hamd

Ente nurus semavati vel erd ve men fijhinne

Zoti im!

Ty të takojnë të gjitha Lavdfalënderimet.

Ti je i Përgjithmonshmi, që mban qiejt, tokën e gjithë çka në to.

Ty të takojnë të gjitha Lavdfalënderimet.

Ti je sundues i Plotfuqishëm, i vërtetë i qiejve, tokës, e gjithë çka në to.

Ty të takojnë të gjitha Lavdfalënderimet.

Ti je Drita e qiejve, e tokës, e gjithë çka në to.

Zoti ynë:

Ty të takon Hamdi deri sa të jesh i kënaqur.

Ty të takon Hamdi kur të kënaqesh.

Ty të takon Hamdi pasi të kënaqesh.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment