FJALA E NJËSHMËRISË SË ZOTIT

FJALA E NJËSHMËRISË SË ZOTIT

Sot do të flasim për fjalën e dëshmisë, për fjalën e tevhidit, për fjalën LA ILAHE IL-LALLAH.

Fjala e Tevhidit është më madhështorja.

Fjala e tevhidit është vepra më e mira.

Fjala e Tevhidit është fjala më e larta.

Fjala e tevhidit është fjala më e rëndësishmja.

Pa këtë fjalë nuk ka shpëtim.

Kjo fjalë është shpirti i besimtarit dhe thelbi lumturisë.

Në këtë fjalë qëndrojnë qiejt dhe toka.

Për këtë fjalë janë krijuar krijesat.

Për këtë fjalë kanë zbrit librat qiellorë

Për këtë fjalë janë dërguar pejgamberët

Për këtë fjalë është krijuar xheneti dhe xhehenemi

Për këtë fjalë janë nda njerëzit në dy kategori:Kategoria për xhehenem dhe kategoria për xhennet.

Fjala “La ilahe il-lAllah”është fjala më e mirë pas Kuranit. Është fjala më e dashur për Allahun.

Fjala “La ilahe il-lAllah është “Fjala e Sinqeritetit”, është fjala e parë në të cilën kanë thirrur të gjithë pejgamberët.

Fjala “La ilahe il-lAllah”është fjala parë në të cilën ka thirrur Pejgamberi kur i ka thënë popullit të tij: “Thuani la ilahe il-lellah”.

Besimtarë të nderuar!

Fjala “La ilahe il-lAllah”është fjala të cilën Zoti e ka cilësuar si fjalë të mirë ku thotë: “A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart”. (Ibrahimë, 24).

Këtë fjalë Zoti e ka cilësuar si fjalë të lidhjes së fortë, ku thotë: “e (Cili) i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje.”(Bekare,256).

Fjala “La ilahe il-lAllah”është fjala e parë me të cilën njeriu hyn në Islam.

Për këtë fjalë do të pyeten njerëzit. Zoti i Madhërishëm thotë: “Pasha Zotin tënd, ata gjithë do t’i marrim në pyetje. Për atë ç’vepruan.”(Hixhr: 92, 93). Ka kuptimin: Do t’i pyesim për fjalën e tevhidit. Për Fjalën La i lahe il-All-llah.

Fjala “La ilahe il-lAllah”është dhikri më i miri dhe më i larti. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dhikri më i miri është fjala: La ilahe il-lellah”

Fjala La ilahe ilellah është fjala më e mira të cilën e ka thënë pejgamberi a.s. dhe pejgamberët tjerë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fjala më e mirë që kam thënë unë dhe Pejgamberët para meje, është: La ilahe il-Allahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.”(S’ka Zot tjetër veç Allahut. Ai është Një dhe i pa ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë)”.

Besimtarë të nderuar!

Prej vlerës së kelimetu tevhidit është se Allahu e ka porositë Musa a.s. për këtë fjalë. Pejgamberi a.s. ka treguar se: “Musa a.s. i ka thënë Zotit: O Zot, ma mëso një gjë që të të përkujtoj dhe të të lus me të.

Zoti i ka thënë: O Musa, thuaj La ilahe il-lAllah.

Musa a.s. i ka thënë: Po të gjithë robërit e Tu e thonë këtë fjalë!.

Atëherë Zoti i ka thënë: “O Musa, sikur shtatë qiejt dhe çka ka në to përveç Meje dhe shtatë tokat të vihen në njërën anë të peshores, kurse La ilahe il-Allah në anën tjetër, i peshon ato fjala La ilahe il-lAllah”.

Përfundim:

Zoti ka thënë: Dije se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd”. (Muhamed, 19).

Fjala “la ilahe ilellah”është çelësi i xhenetit. Çelësi i ka dhëmbët. Dhëmbët e Çelësit janë kushtet. Nëse çelësi i ka dhëmbët për hapjen e derës, e hap derën, e nëse çelësi nuk i ka dhëmbët e derës së vet, atëherë ajo nuk do të hapet. Kështu që kushtet (dhëmbët) e kësaj fjale janë dy:

Kushti i parë: Me e ditë kuptimin e kësaj fjale, siç ka thënë Zoti i Madhërishëm: dije se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut”. (Muhamed, 19).

Kushti i dytë: Me pas bindje të thellë në këtë fjalë, siç thotë Zoti i Madhërishëm: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan”. (Huxhurat, 15). Pra, bindjen se nuk ka dyshim.

Njëra prej pasojave më të rrezikshme të mëkateve është përfundimi i keq, pra atëherë kur të tradhton gjuha, kur ke nevojë më së shumti për të, prandaj nuk ke mundësi të shqiptosh Shahadetin (La ilahe il-lallah Muhamedun resulullah) pranë vdekjes,

A e dini pse do të tradhton gjuha dhe nuk mund të thuhet kjo fjalë në çastet e fundit të vdekjes.?!

Kjo është pasojë e mëkateve të cilat e kanë shpjerë në greminë të thellë të shkatërrimit.

Zoti i Madhërishëm thotë: “Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit”. (Saffat, 55).

Një njeri ka treguar se:

“Deri sa isha në aeroplan me disa shokë të pasur dhe biznesmenë dhe derisa qëndroja, kur në karrigen pranë, njërit i erdhi shtangimi i vdekjes, kur njëri prej shokëve e hetoi dëshiroi t’ia përkujtojë fjalën “La ilahe il-lallah”.

Ai thoshte: – Më jep çantën. Thuaj: “La ilahe il-lallah”. Ai thoshte: Ma jep çantën. Thuaj: “La ilahe il-lallah”. Çdoherë kur i shtanguari për vdekje dëshironte ta thoshte Shahadetin, nuk mundej dot, kështu që ishte e pamundur të thoshte “La ilahe il-lallah”!

Kjo ka qenë pasojë e mëkateve të cilat e kanë shpjerë në greminë të thellë të shkatërrimit.

Zoti ynë:

– Na mundëso të vdesim me shehadet;

– Na fal mëkatet pas vdekjes;

– Na lehtëso llogaridhënien;

– Na Siguro të mos dënohemi me Xhehenem;

– Na mundëso ta fitojmë xhennetin dhe

– Na mundëso ta shohim Madhërinë Tënde në Xhennet.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment