HUD-HUDI

HUD-HUDI

HUTBE E SHKURTËR E XHUMASË

Sot do të ligjërojmë për një personazh me trup të vogël, por me rëndësi të madhe, do të ligjërojmë për një ngjarje të cilën e ka treguar Zoti i madhërishëm në Kur’an.

Do të shpjegojmë për një ngjarje të Sulejmanit me Hud-hudin që të marrim shembull!

Do të sqarojmë një ngjarje të Sulejmanit me Hud Hudin që të marrim mësim!

Pa humbur kohë shikojeni se si Sulejmani e ka rreshtuar ushtrinë siç e bëjnë ushtritë e botës në data solemniteti!

Sulejmani e ka rreshtuar ushtrinë si komandant suprem i forcave të armatosura.

I ka rreshtuar të gjitha formacionet ushtarake për kontrollim.

I ka rreshtuar të gjitha njësitë ushtarake për inspektim.

I ka rreshtuar të gjitha llojet e gjinive ushtarake për kontrollim dhe inspektim.

E sheh, i mungon një ushtar, një ushtar në rresht mungon, nga formacionet ajrore i ka munguar një ushtarë siç tregon Zoti i Madhërishëm në Kur’an: “Dhe inspektoi shpendët e tha: Ç’është kjo që nuk e shoh pupëzën?” (Neml, 20).

Nuk ka munguar një ushtar i madh, por i ka munguar një ushtar i vogël.

Nuk është me rëndësi e madhe apo e vogël qoftë edhe një zog i vogël.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Secili nga ju është bari dhe secili do të jep llogari për përgjegjësinë e tij.”

Detyrë për familjarin është për të kontrolluar anëtarët e familjes, për të pyet për nevojat e tyre, për gjendjet e tyre, për problemet e tyre, për dhembjet e tyre e kështu me radhë.

Detyrë për drejtorin është për të kontrolluar punëtorët, për të pyet për nevojat e tyre, për gjendjen e tyre, për problemet e tyre, për dhembjet e tyre, e kështu me radhë.

Detyrë për qeveritarin është për t’u përkujdesur për qytearët, për të pyet për nevojat e tyre, për gjendjen e tyre, për problemet e tyre, për dhembjet e tyre, e kështu me radhë.

Çka ka thënë Sulejmani a.s., pasi ka kontrolluar: “Jo nuk qenka këtu.” (Neml, 20)

Drejtori kur nuk e sheh zyrtarin në zyre!? Duhet të mendoj se ekziston ndonjë arsye.

Shefi kur nuk e sheh punëtorin në punë!? Duhet të mendoj se ekziston ndonjë arsye.

Nënat kur e shohin se fëmijët e tyre mungojnë duhet të thonë: “Nuk po e shoh!” Baballarët kur e shohin se mungojnë fëmijët e tyre, duhet të pyesin për fëmijët e tyre: “nuk qenka këtu!”

Nënat dhe baballarët duhet të pyesin:

Pse nuk po i shoh fëmijët në Xhami?

Pse nuk po i shoh fëmijët duke mësuar Kur’an?

Pse nuk po i shoh fëmijët me shokë të mirë?

Pse nuk po i shoh fëmijët në shkollë?

Pra Sulejmani a.s. ka parashtruar pyetjen:

“ç’është kjo që nuk e shoh pupëzën? “(Neml, 20).

Sulejmani a.s. ka thënë:

”Jo, ajo nuk qenka këtu!”(Neml, 20).

Vëllezër të nderuar!

Çka ka thënë Sulejmani:

Nëse Hud-hudi ka ndonjë arsyetim, e pranoj!

Nëse nuk ka arsyetim, do ta dënoj!

Nga kjo kuptojmë se:

Nëse i drejti ka arsyetim i pranohet arsyetimi.

I drejti ka të drejtë ta thotë fjalën e vet.

Gjykimi i tjetrit pa e dëgjuar arsyetimin është padrejtësi. Për këtë arsye Sulejmani a.s. ka thënë: “Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër ose do ta therrë ose ka për të më sjellë ndonjë arsyetim dhe argument të fortë” (Neml, 21).

Ai i cili ka argument të fortë nuk dënohet!

Ai i cili ka arsye nuk dënohet!.

Ky rregull nuk duhet të jetë vetëm nëpër gjykata por çdokund.

Ky rregull duhet të praktikohet edhe në jetën e përditshme.

Vëllezër të nderuar:

Hud-hudi me shpejtësi është kthyer dhe është rreshtuar në vendin e vet dhe nga lartë ka thënë: “Unë kam njohuri të cilën nuk e ke ti!”, siç tregon Kur’ani: “Unë kuptova atë që ti nuk ke njohuri”.

Pra ka thënë: “Unë kam dituri të cilën nuk e ke ti”.

Informatë të sigurt, jo të dyshimtë!.

Hud-Hudi pasi kishte fluturuar në të gjitha hapësirat e gadishullit arabik ka thënë: “Erdha nga Sebei me një lajm të sigurt.” (Neml, 22)

Hud Hudi ka thënë:

“Unë gjeta një grua që po i sundonte ata (Popullin e Sebe-it)” (Neml, 24)

Kjo nënkupton se Belkisja ka pas ushtri!

Hud Hudi ka sqaruar me precizitet. Siç tregon Kur’ani nga fjalët e Hud Hudit: “Dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.” (Neml, 24)

Vëllezër të nderuar!

Shikojeni pupëzën!

Shikojeni shpendin e vogël!

Shikojeni zogun e vogël!

Ky shpend i vogël i ka sjell tri çështje:

– Monoteizmin;

– Thirrjen në Islam dhe

– Argumentin.

Shikojeni se çfarë brenge ka pasë Hud Hudi!

E ka pas brengën se pse e adhurojnë diellin!

Shikojeni se çka ka thënë: “Takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun…” (Neml,24).

Ku je ti i cili je krijuar për adhurim!?

Vëllezër të nderuar:

Shikoni se si Hud Hudi po na tregon neve se Shejtani ua ka zbukurar veprat e tyre, siç tregon Kur’ani i Madhërishëm: “Shejtani ua kishte stolisur atë veprim të tyre.” (Neml, 24)

Shikoni se si Hud Hudi po na tregon neve se Shejtani i ka shmangur nga rruga e drejtë, siç tregon Kur’ani i Madhërishëm: “(Shejtani) i kishte shmangur nga rruga e drejtë”. (Neml, 24)

Vëllezër të nderuar!

Fjalën më të mirë të cilën e ka thënë Pupëza është fjala: “La ilahe il-la-Llah”.

Për fjalën “La ilahe il-la-Llah” janë dërguar pejgamberë!

Për fjalën “La ilahe il-la-Llah” është krijuar njeriu!

Për fjalën “La ilahe il-la-Llah” kanë zbritur libra!

Fjala “La ilahe il-la-Llah” është fjalë e drejtë!

Fjala “La i lahe il-la-Llah” është deklaratë e drejtë, është dëshmi e drejtë, është thirrje e drejtë!

Kur të jesh para njerëzve thuaje: “La i lahe il-lall-Llah”.

Kur ta shikosh qiellin pa shtylla thuaje: “La i lahe il-lall-Llah”.

Kur ta shikosh Detin thuaj: “La i lahe il-lall-Llah”.

Kur t’i shohësh Kodrat thuaj: “La i lahe il-lall-Llah”.

Kur të jesh në vështirësi thuaj: “La i lahe il-lall-Llah”.

Hud Hudi ka thënë: “All-llahu është një, nuk ka Zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh”. (Neml, 21-27).

 Vëllezër të nderuar!

Sulejmani ka thënë do ta shohim, siç tregon Kur’ani: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!” (Neml, 28).

A po gënjen apo po e thua të vërtetën?

Pejgamberi a.s. ka thënë: “I mjafton njeriut si gënjeshtër, nëse tregon çdo gjë që dëgjon.”.

Zoti i Madhërishëm thotë: “Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse për të dëgjuarit, të pamët dhe zemrën, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. (Isra,36).

Po ashtu Zoti i Madhërishëm thotë:

“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”. (Huxhurat, 6).

Përfundim:

Nga një shpend i vogël, nga një zog i vogël përfitojmë mësime të shumta.

Një zog i vogël na ka mësuar për atë se si transmetohet lajmi.

Një shpend i vogël na ka mësuar se si sqarohet lajmi.

Një pupëz e vogël na ka mësuar se si duhet të jetë i sigurt lajmi.

Hud Hudi na ka mësuar se si të konfirmohet lajmi.

I mëson studentët e gazetarisë.

I mëson gazetarët.

I mëson institucionet e medieve.

Nga një shpend i vogël, nga një zog i vogël, përfitojmë mësime të shumta.

Një shpend i vogël na mëson se si duhet të brengosemi për fenë Islame.

Një zog i vogël na mëson si të sqarojmë atë se pse kanë devijuar të tjerët.

Një pupëz na mëson se nuk duhet devijuar nga rruga e drejtë.

Çka ka ndodhë në fund?

Belkisja e ka pranuar Islamin. E ka shpëtuar popullin e vet.

Belkisja e mençur ka mbajt kuvend popullor, pastaj me Sulejmanin i janë dërëzuar Zotit të madhërishëm. Me fjalë tjera Belkisja është bë muslimane dhe e ka shpëtuar popullin e saj, ndërsa për këtë ka ndikuar Pupëza me mendje të ndritur. Për këtë ka ndikuar një ushtarë i vogël me trup të vogël por me mendje të madhe me vizion të qartë.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment