NATA E KADRIT

NATA E KADRIT

HUTBE SHKURTËR E XHUMASË

Dita 24 orësh përbëhet prej natës dhe ditës kështu që:

– Nata më e mirë e vitit është: Nata e Kadrit, ndërsa,

– Dita më e mirë e vitit është: Dita e Arafatit.

Vëllezër të nderuar!

Çdo garë përfundon me shpërblim, qoftë ai shpërblim konkret apo abstrakt. Kjo në mënyrë që i shpërblyeri të gëzohet.

Ai i cili dekorohet me medalje, gëzohet.

Ai i cili shpërblehet, gëzohet.

Ai i cili e merr çmimin, gëzohet.

Ai i cili e merr mirënjohjen, gëzohet.

Ai i cili vlerësohet për punën e bërë, gëzohet.

Kjo ka të bëjë me dekorimet dhe shpërblimet njeri-njeri, por:

 Si qëndron çështja kur medaljen e jep Krijuesi i qiejve dhe tokës?

Si qëndron çështja kur çmimin e jep Allahu?

Si qëndron çështja kur vlerëson Allahu i Madhërishëm?

Zoti i madhërishëm për medalje, e ka parapa çmimin e kohës ngase koha është e çmuar.

 Zoti i Madhërishëm për shpërblim e ka parapa çmimin e kohës ngase koha është ajo e cila sjellë përfitime, çmime e medalje e mirënjohje.

Vëllezër të nderuar!

Nata e Kadrit është nata e adhurimit dhe e afrimit me Allahun. Parashtrohet Pyetja: Çfarë vlere ka nata e Kadrit?

Quhet “Kadr” nga shkaku se kjo natë ka vlerë të pakrahasueshme dhe është e çmuar.

Quhet “Kadr” nga shkaku se në këtë natë Allahu e ka zbrit librin me vlerë dhe të çmuar.

Quhet “Kadr” nga shkaku se në këtë natë Allahu e ka zbrit Kur’anin me vlerë të pakrahasueshme dhe të çmuar.

Në këtë natë Zoti i Madhërishëm e ka zbrit Kur’anin te pejgamberi me vlerë te çmuar te umeti.

Vëllezër të nderuar!

Kjo natë quhet nata e Kadrit sepse në këtë natë zbresin melekët në krye me Xhibrilin.

Kjo natë quhet nata e Kadrit sepse Zoti e zbret të mirën dhe bereqetin.

Kjo natë quhet nata e Kadrit sepse Zoti në këtë natë falë.

Kjo natë quhet nata e Kadrit sepse Zoti e ka përcaktuar mëshirën për besimtarët.

Kjo natë është natë në të cilën përcaktohen furnizimet, me fjalë tjera e zbret furnizimi për një vit.

Shtetet e projektojnë buxhetin financiar për një vit, ndërsa Zoti i Madhërishëm projekton çdo çështje sa që edhe frymëmarrjet të secilit njeri e përcaktohen, e të mos flasim për të gjitha çështjet tjera!.

Këtë natë Zoti e ka cilësuar se është natë e bekuar.

Zoti i Madhërishëm nga Levhi Mahfudhi Kur’anin e ka zbritur në qiellin e tokës dhe brenda 23 viteve në mënyrë graduale i është shpallë pejgamberit a.s.

Kjo është nata në të cilën zbresin melekët në fytyrën e tokës më shumë se në çdo ditë tjerë të vitit. Për të na përshëndet dhe për të sjellë PAQE (Selam).

 SELAM (Paqe) për falësit të cilët shkojnë në xhami. Melekët shkojnë te çdo besimtarë dhe e përshëndesin me “Esselamu alejke ve rahmetull-Llahi ve berekatuhu” (Paqja qoftë mbi ty, qoftë mbi ty edhe mëshira e Zotit edhe mirësia e Tij).

Në këtë natë mbushet fytyra e tokës me melekë, vizitorë enkas për këtë natë dhe po ashtu Melekët i japin selam edhe njëra –tjetrës.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket ajetit: “Nata e kadrit është me ë vlefshme dhe më çmuar se 1000 muaj” dijetarët kanë dhënë mendime të shumta, e ne po i përmendim tri prej tyre:

Mendimi i parë:

 “Nga popujt e mëhershëm ka qenë një njeri i cili falej natën deri në mëngjes, pastaj e luftonte armikun deri në mbrëmje. Kështu ka vepruar në një periodë kohore prej 1000 muajve”.

Për të kompensuar shpërblimin e njëjtë për umetin tonë Allahu e ka përcaktuar këtë natë që të jetë natë e adhurimit, lutjes dhe e faljes. Kjo nga shkaku se në këtë natë ka ndodhë ngjarja më e rëndësishme e të gjitha kohëve: Nata e zbritjes së Kur’anit: “Nata e Kadrit është më e vlefshme se 1000 muaj”.

Mendimi i dytë:

Muhamedi a.s. e ka vërejt kohëzgjatjen e shkurtë të umetit të tij në krahasim me popujt tjerë të mëhershëm të cilët kanë jetuar shumë dhe kanë pasur mundësi të bëjnë ibadet më shumë, kështu që për të ju kompensuar vlera e punëve në krahasim me veprat e popujve të tjerë të cilët e kishin shumë të gjatë kohëzgjatjen e jetës së tyre, e ka parapa që ibadeti dhe vepra në këtë natë të jetë më e vlefshme se 1000 muaj.

Mendimi i tretë:

Mbretëria e Sulejmanit ka zgjatë 500 muaj. Pastaj edhe mbretëria e Dhulkarnejnit ka zgjatë 500 muaj. Kohëzgjatja e dy mbretërive ka zgjatë 1000 muaj (më shumë se 80 vite), atëherë Zoti e ka bë këtë natë më të dobishme se dy mbretëritë e tyre për umetin tonë.

Ka edhe mendime tjera që nuk e shoh të arsyeshme të zgjerohem më shumë.

Kjo natë është më e vlefshme se njëmijë net, nga shkaku se ibadeti (adhurimi) në këtë natë është më e mirë se ibadeti i 1000 muajve.

Kjo natë është më e vlefshme se njëmijë net, nga shkaku se vepra në këtë natë është më e mirë se vepra e 1000 muajve.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kush falet gjatë natës së lejletul Kadrit me shpresë dhe me besim se do t’i pranohet namazi, atij do t’i falen gabimet e mëhershme”.

 Edhe në hadith tjetër pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kush agjëron lejletul Kadrin me shpresë dhe me besim se do t’i pranohet agjërimi, atij do t’i falen gabimet e mëhershme”.

Përfundim:

Ta përfundojmë këtë natë me ibadet, me lutje, me pendim, me dhikr dhe me lexim të Kur’anit, duke e lutur Zotin me lutjen të cilën na e ka mësuar i dashuri ynë pejgamberi a.s.:

Zoti ynë Ti je falës e do Faljen më falë mua.

Zoti ynë Ti je falës e do Faljen na falë neve.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment