Ku është dallimi në mes të namazit të natës dhe namazit Teravihë?
–
Përgjigjja:
Pejgamberi a.s. e ka pasur farz namazin e natës deri sa ka ndërrua jetë, mirëpo ai e ka pasur të drejtën e zgjedhjes që të falë:
– ose në kohëzgjatje të gjysmës së natës,
– ose në kohëzgjatje të më shumë se gjysma e natës,
– ose në kohëzgjatje të më pak se gjysma e natës.
Sehabet nuk e kanë pasur farz:
– as namazin e natës,
– as përzgjedhjen e kohëzgjatjes.
Kjo është sa i përket Namazit të natës (KIJAMU LEJL) gjatë Ramazanit dhe gjatë 12 muajve të Vitit.
Sa i përket Namazit të Teravihës (KIJAMUL LEJLI RAMAZAN) apo siç quhet Kijamul lejl gjatë Ramazanit themi si në vijim:
Në një natë nga netët e Ramazanit sehabet janë falë bashkë me pejgamberin a.s. (Kijamu Lejl), i cili sot quhet Namazi Teravijh (Namaz nate me pushime).
Ky namaz Nate u ka pëlqyer shumë sehabeve, mirëpo pastaj pejgamberi a.s. e ka vazhduar faljen e namazit të natës (Kijamul-Lejl) në shtëpinë e tij, por jo në Xhami. Kjo nga shkaku që:
– Të mos bëhet obligativ për sehabet (për umetin e tij);
– Të mos mendojnë sehabet së namazi i natës është obligim edhe për ta.
Kështu pra:
– Nëse falet namazi i natës gjatë Ramazanit quhet Namaz Teravijh.
– Nëse falet namazi i natës gjatë 11 muajve dhe gjatë Ramazanit gjatë kohës së natës quhet Namaz Nate (Kijamul-lejl).
Nëse agjërohet si f.v.: në netët e mëdha, në ditët e bardha, etj.,etj., dhe bëhet falje (namaz) nate sikurse namazi i Teravijhës, nuk quhet Teravijh por namaz nate (Kijamu Lejli).
Nëse agjërohet në Ramazan dhe bëhet falje (namaz) nate quhet Teravijh në vend se të quhet namaz nate (Kijamu Lejli). Kjo vetëm për shkak të mënyrës së faljes me pushime dhe jo për diç tjetër.
Namazin e natës (Kijamu lejli) i cili e ka marrë epitetin Teravijh dhe siç e falim sot 20 rekate në Ramazan me xhematë është prej kohës së Omerit r.a. i cili nuk e ka thënë prej mendjes së vet por prej transmetimeve të sehabeve se pejgamberi a.s. e ka falë një herë gjatë Ramazanit dhe se Omeri r.a. e ka vërejtur se sehabet e praktikonin atë namaz por të shpërndarë në Xhaminë e pejgamberit a.s.
Pra:
Gjatë muajit të Ramazanit Omeri r.a., i ka pa sehabet duke u falur:
– Disa janë falë të shpërndarë veçmas.
– Disa janë falë në grupe.
Atëherë Omeri r.a. i ka thirr të gjithë sahabët dhe i ka bashkuar në një rresht me fjalë tjera në një xhematë dhe për imam të tyre e ka caktuar Ubej b. Ka’bin.
Këtë veprim të Omerit r.a:
– E kanë pëlqyer të gjithë sahabët.
– Nuk e ka kundërshtuar asnjëri prej sehabeve.
– E kanë vazhduar dhe nuk e kanë kundërshtuar Halifet e drejtë pas tij.
–
Dr. Musli Vërbani