MEVLUDI – FESTA DHE BIOGRAFIA E MUHAMEDIT A.S.

MEVLUDI – FESTA DHE BIOGRAFIA E MUHAMEDIT A.S.

Muaji Rebiul Evvel është muaji i parë i kalendarit Hënor (kalendarit të Hixhretit)

Muaji Rebiul evvel ndryshe mund të quhet:

“Muaji i Mevludit”;

“Muaji i ditëlindjes së më të rëndësishmit të njerëzimit”;

“Muaji i ditëlindjes së personalitetit më të çmuar të njerëzimit” dhe “Muaji i të dërguarit mëshirë për gjithë njerëzimin”.

Omeri r.a. nuk e ka pa të arsyeshme ashtu që vitin kalendarik hënor ta fillon me datën e ditëlindjes së pejgamberit a.s. siç është rasti te të krishterët të cilët vitin kalendarik e kanë filluar me vitin e lindjes së Isait a.s. por e ka pa të arsyeshme që viti kalendarik të fillon me vitin e hixhretit, ngjarje e cila pasqyron fillimin e shtetit të muslimanëve.

Ne e dimë se:

– Njeriu feston ditëlindjen e tij;

– Punëtori e feston ditën e punës;

– Shteti e feston ditën e çlirimit (të Pavarësisë);

– Institucioni e feston ditën e themelimit;

– Fabrika e feston ditën e inaugurimit, etj., etj.

Ndërsa ditëlindja e pejgamberit a.s. (MEVLUDI) ngërthen në vete të gjitha të përmendurat.

Na ka lënë pas vete biografi të pastër dhe të begatshme.

Ka lënë pas vete atë që është e mirë dhe e nevojshme për çdo kohë, për çdo vend për çdo njeri deri në ditën e gjykimit.

Biografia e Pejgamberit a.s. është e ruajtur, është transmetuar, është regjistruar dhe është e përgjithmonshme.

Biografia e pejgamberit a.s është e përmendur dhe e ruajtur në Kur’an.

Biografia e pejgamberit a.s. është e përmendur dhe e ruajtur në hadithe dhe librat e haditheve dhe në librat e koleksioneve të haditheve.

Biografia e pejgamberit a.s është e përmendur dhe e ruajtur edhe në librat e historisë.

Biografia e Muhamedit a.s. gjendet në libra, në arkiva, në zemra dhe në mendjet e besimtarëve.

Nëpërmjet biografisë së pejgamberit a.s. mësojmë:

Si ka lindë?

Ku ka lindë?

Kur ka lindë?

Si është zhvilluar?

Çka ka vepruar në fëmijëri?

Çka ka vepruar para pejgamberisë?

Çka ka vepruar para pejgamberisë?

Çka ka vepruar pas hixhretit?

Biografia e pejgamberit këndohet, me fjalë tjera përmendet për çdo ditë nga pesë herë në ditë nga miliona muezin kur në ezan e këndojnë “Eshhedu enne Muhamedun rsululullah” (Dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut” dhe nga miliona xhematë e përsëritin në vete “Eshhedu enne Muhamedun resululullah” (Dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut).

Biografia e Muhamedit a.s. përfshinë të gjitha poret e jetesës të cilat janë mostër për çdo musliman dhe do të vazhdojë të jetë deri në ditën e gjykimit.

Biografia e tij përfshinë:

Raportet e tij me Zotin e tij.

Raportet e tij me familjen e tij.

Raportet e tij me shokët e tij.

Raportet e tij me njerëzit në përgjithësi si në kohë paqe ashtu edhe e në kohë lufte.

Raportet e tij me çdo gjë në ekzistencë.

E gjithë biografia e tij është mostër dhe program i jetës “Ju e kishit shembullin më të mirë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun”. (Ahzab: 21)

Është mostër e edukimit dhe e moralit. Zoti Madhërishëm ka treguar në Kur’an ku thotë: “Ti o Muhamed qëndron (je bazament) i nivelit madhështor të etikës dhe të moralit.” (Kalem, 4)

Ditëlindja e Muhamedit a.s. është ngjarja më e rëndësishme në këtë botë, bile më e rëndësishme se vet kjo botë, sepse Muhamedi a.s. ka sjellë programin për ta harmonizuar tërë këtë gjithësi.

Biografia e tij përfshinë:

Mënyrën e ushqimit, mënyrën e veshmbathjes e kështu me radhë.

Mënyrën e gjumit dhe të zgjimit nga gjumi.

Mënyrën e hyrjes në shtëpi dhe mënyrën e daljes nga shtëpia.

Mënyrën e lëvizjeve dhe të aktiviteteve në shtëpi.

Kjo ngase të gjitha aktivitetet dhe veprimet e tij janë ligjësim (aprovime ligjore) për muslimanët

Ditëlindja e pejgamberit a.s. është mostra e mirësisë së tërë ekzistencës.

RAPORTET E EPEJGAMBERIT ME ZOTIN

Pejgamberi a.s. nuk e ka adhuruar Zotin për famë, për pasuri dhe as për pozitë. Kur e dëgjonte ezanin ndërpriste shitblerjen. Kështu ka vepruar dhe kështu na ka mësuar pejgamberi a.s. ashtu siç e ka mësuar Zoti:

“Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Zotin e gjithë botëve.” (El-Enam: 163)

Edhe pse ishte i angazhuar në maksimum me aktivitet ditore ai prapëseprapë nuk e harronte Zotin e tij dhe falte namaz në fillim dhe në mes të natës.

Pejgamberi a.s. e ka adhuruar Allahun edhe në mesin e njerëzve edhe në vetmi.

Duhet ta praktikojmë mënyrën e adhurimit tij si në namaz, në agjërim e kështu me radhë.

Kur Allahu i madhërishëm i ka thënë pejgamberit a.s.: “Adhuroje Zotin tënd deri në çastin e vdekjes i cili është proces i pashmangshëm.” (Hixhr: 99) ashtu ka vepruar dhe kështu duhet të veprojmë. MEVLUDI praktik është më i rëndësishëm se MEVLUDI teorik.

Ditëlindja dhe dërgimi i tij janë begati madhështore, duhet ta kujtojmë pejgamberin a.s. të cilin e ka dërguar Zoti i tij me udhëzim dhe me fenë e drejtë, siç figuron në Kur’an:

“…Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë. All-llahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë”. (Maide: 15,16)

PEJGAMBERI A.S. MOSTËR PËR ÇDO SHTRESË TË SHOQËRISË

Zoti na ka nderuar me dërgimin e Muhamedit a.s pejgamber. Kënaqësinë e Zotit e fitojmë atëherë kur e ndjekim rrugën e tij.

Çdo shtresë e shoqërisë mund ta merr pejgamberin a.s. si mostër: I pasuri dhe i varfëri; Qeveritari dhe Qytetari; I martuari dhe i pamartuari. Kjo sepse Biografia e tij i përfshinë të gjitha shtresat e shoqërisë.

Sulejmani a.s. ka qenë Mbret, Qeveritari (Kryetari) mund ta merr si model dhe si mostër, por i varfëri nuk mund ta merr si mostër.

Qytetari nuk mund ta merr si mostër Davudin a.s. Kjo nga shkaku se edhe pse ka qenë Udhëheqës ai prapëseprapë ka siguruar ushqimin me duart e tij, siç figuron në hadithë: (Davudi) Ushqehej dhe e siguronte furnizimin e tij me duart e tij, por qytetari i thjeshtë nuk mund ta merr si mostër përderisa nuk bëhet udhëheqës, e që të gjithë qytetarët nuk mund të jenë udhëheqës.

I varfëri dhe mistiku mund ta marrin Isain a.s. si mostër, por i pasuri dhe i martuari nuk mund ta kenë si mostër.

Përfundim:

Nëse në të vërtetë e duam pejgamberin a.s., duhet ta ndjekim rrugën e tij, ta praktikojmë biografinë e tij dhe të ndriçohemi me dritën e tij, ashtu që të arrijmë vlera të larta të etikës dhe të moralit ashtu siç ka thënë vet pejgamberi a.s në hadithë. “Jam i dërguar që t’i realizoj dhe t’i plotësoj vlerat dhe cilësitë etike morale”.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment