Shërimi me barëra, e me terapi të mjekut, a hynë në sferën e Kaderit të Allahut?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

 

Shërimi me barëra, e me terapi të mjekut, a hynë në sferën e Kaderit të Allahut?

 

Përgjigjja: Po gjithsesi, sepse shërimi prej mjekut hyn në sferën e Kaderit të Allahut, sepse ai është shkak nga shkaqet e shërimit.

Është pyetur Muhamedi a.s.: Se barërat dhe rukjet a e ç’vleftësojnë Kaderin e Allahut? Muhamedi a.s. është përgjigjur: “Po ajo veç është Kaderi i Allahut”.

E kanë pyetur: A ndihmojnë barërat? Ka thënë: “Subhanallah! Po a nuk ka zbritur Allahu i Lartmadhëruar për çdo sëmundje në tokë dhe ilaçin për të?!”.(E KA REGJISTRUAR AHMEDI )

Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për shërimin me barëra e terapi, se a ndryshon në Kaderin e Zotit ndonjë send. Pejgamberi s.a.v.s. është përgjigj: “Po ajo veç është prej Kaderit”. Është pyetur Pejgamberi s.a.v.s.: “Barërat, ilaçet dhe shërimi medicinal a ndihmon ndonjë send?

Është përgjigj: Qoftë i Lartësuar Allahu (SUBHANELLAH)! Pse, a ka zbritur Zoti i Lartmadhëruar ndonjë sëmundje në fytyrë të tokës e që në të njëjtën kohë nuk e ka lënë që të gjendet ilaçi-shërimi?!” (E KA REGJISTRUAR AHMEDI)

Lini një koment