Pesë urdhëresat 

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Pesë urdhëresat

 

Transmetohet nga Harithi El-Eshariu r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Zoti i Lartmadhëruar e ka obliguar Jahjan – birin e Zekerija a.s. me pesë urdhëresa dhe me ato urdhëresa t’i obligojë edhe beni israilët. Për pak ai nuk pat mundësi për ta kryer atë detyrë, po të mos ishte Isa a.s., i cili i thotë: “Allahu të ka obliguar me pesë urdhëresa, ndoshta të ka obliguar që ato pesë urdhëresa t’ia përcjellësh beni israilëve. Andaj, ose do të t’i urdhërosh beni israilët me ato pesë urdhëresa, ose këtë detyrë do ta kryej unë.” Jahja a.s. i thotë: “Frikohem se nëse ti e kryen këtë detyrë para meje, ose do të më lëshoj toka, ose do të dënohem. Kështu i tuboi njerëzit në shtëpinë e shenjtë. Mexhidi Aksaja u mbush me njerëz, të cilët u ulën brenda, e ai tha: “Vërtetë Allahu me ka obliguar me pesë urdhëresa dhe njëherit më ka obliguar  që t’ju obligoj me to edhe ju, që me të veproni. E ato janë:

E para: Që ta adhuroni Allahun e të mos i bëni shok atij, sepse nëse i bëni shok atij, kjo i ngjason njeriut, i cili e blen një rob prej parave të pastra ose me ari dhe i thotë atij: “Kjo  është shtëpia ime, këtu është puna jote, kryeji detyrat ndaj meje, mirëpo ai i kryen detyrat e tjetërkujt, e jo të zotërisë së tij. Cili prej jush do të dëshironte që robi i tij të veprojë ashtu?”

E dyta: Allahu ju urdhëron me namazin, e kur të faleni mos e lakoni kokën (duke shikuar anash), sepse Allahu e shikon robin e tij deri sa ai falet, deri sa mos ta lakojë kokën.

E treta: Ju ka obliguar agjërimin. E agjërimi i gjason një njeriu, i cili ka një gotë me misk, e secili e do atë erë të mirë. Vërtet era e agjëruesit te Allahu është erë më e këndshme se era e miskut.

E katërta: Ju urdhëroj dhënien e Sadakasë. Kjo i ngjason një njeriu, të cilin e ka zënë peng armiku, ia ka lidhur duart për qafe, dhe e paraqet në shesh për ta ekzekutuar, e ai i thotë: “Unë e sakrifikoj jetën time për pak e për shumë” dhe sakrifikohet.

E pesta: Ju urdhëroj për ta kujtuar Allahun, sepse sikurse një njeriut i shkon armiku pas dhe e përcjell këmba këmbës deri sa arrin në një kështjellë, dhe fortifikohet dhe e siguron vetën në të. Kështu robi e fortifikon dhe e siguron vetën e tij prej shejtanit duke kujtuar Allahun e Lartmadhëruar.

Pastaj Muhamedi s.a.v.s. tha: “Unë po ju obligoj po ashtu me pesë urdhëresa me të cilat më ka obliguar Allahu, e ato janë:

  1. Dëgjueshmëria,
  2. përkushtueshmëria,
  3. xhihadi,
  4. hixhreti dhe
  5. xhemati.

Vërtet kush mënjanohet nga xhemati një pëllëmbë, ai është zhveshur nga petku islam vetëm nëse i kthehet xhematit, jo. Kush thërret me thirrje të injorancës, ai do të jetë në xhehenem. Një njeri i thotë: “Po edhe nëse agjëron, o i Dërguar i Allahut?” Po, edhe nëse falet e agjëron. Për këtë arsye thirrni me fjalë të Allahut, i cili ju ka quajtur muslimanë, besimtarë dhe robër të Allahut.

 

(Trasmeton Tirimidhu dhe Hakini me Senedin Sahihë)

 

Lini një koment