Meleku i autorizuar për mbrojtjen e njeriut

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në melekët"

Meleku i autorizuar për mbrojtjen e njeriut

 

Zoti i Madhëruar ka krijuar melek për ta mbrojtur njeriun nga çdo e keqe.

Thotë Zoti i Madhëruar:

“Ai (njeriu) ka përcjellës (të cilët ndërrohen për çdo ditë) para dhe pas e ruajnë atë me urdhrin e Allahut”.

Këto melek e ruajnë njeriun prej xhinëve dhe shejtanëve.

Pra, njeriu vazhdimisht ka përcjellës natën dhe ditën. Kur të përfundoj dita melekët e ditës ngrihen lart në qiell dhe vijnë melekët e natës dhe e ruajnë që të mos i ndodhë diç çka nuk i është shënuar atij. Nëse do me i ndodhë ndonjë fatkeqësi çka nuk i është shënuar atëherë ato e mbrojnë prej asaj fatkeqësie.

Thotë Ebu Hurejre:

Ka thënë Muhamedi a.s.:

Ndërrohen melekët e natës dhe të ditës në namazin e sabahut dhe të ikindisë. Kur të ngrihen melekët në qiell (Zoti e di) por i pyet ato melek të cilat kanë qenë në mbrojtjen e njeriut: Si i keni lënë robërit e Mi? Melekët thonë: Kur kemi shkuar i kemi gjetur në namaz dhe kur kemi ardhur i kemi lënë në namaz.

Lini një koment