Meleku i autorizuar për kodra

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në melekët"

Meleku i autorizuar për kodra

 

Meleku fisnike e autorizuar për kodrat, kujdeset dhe i mban ato.

Për këtë na tregon Aishja r.a.: I kam thënë të dërguarit të Allahut se kur ka qenë dita më e vështirë për ty se sa dita e luftës në Uhud. E Muhamedi a.s. ka thënë: Kam përjetuar prej popullit tënd çka nuk kam përjetuar ditën më të vështirë deri në ditën e Kijametit. I kam paraqitur ftesë për besim fisit ABDU LEJL dhe nuk më është përgjigjur. U largova nga aty i pikëlluar deri sa arrita në një vend, kur e ngrita kokën e pashë se më kishin mbuluar mjegullat. Shikova, kur aty pashë Melekn e kodrave i cili më tha: Zoti i Madhëruar ka dëgjuar për fjalët e këtij populli dhe se nuk të është përgjigjur në ftesë… Më ka dërguar Zoti yt që të veproj çka do që ti më urdhëron, nëse dëshiron i bashkoj këto kodra dhe përmbyti këtë fis”.

Muhamedi a.s. i ka thënë: “Shpresoj se prej tyre do të dalin (pasardhës) të cilët do ta adhurojnë vetëm Allahun dhe që nuk i bëjnë shokë Atij”.

Nga ky hadith kuptojmë:

  1. Pejgamberët në rrugën e Allahut sprovohen në të gjitha mënyrat.
  2. Zoti i Madhëruar ka autorizuar melek për kodra.
  3. Zoti i Madhëruar iu përgjigjet nevojave të pejgamberëve.
  4. Butësia e Muhamedit a.s. ndaj popullit të tij.

Lini një koment