Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në melekët"
Melekët si sprovë
Kush duron në vështirësi dhe në probleme të cilat i paraqiten, Zoti i shpërblen me të mira. Kush e falënderon Zotin për të mirat që ia jep, Ai ia shumëfishon ato të mira.
Kur dëshiron Allahu që të dënojë ndokënd i cili punon punë të këqija, dërgon melek me i dënua, ose kur një popull vepron me padrejtësi Zoti dërgon melekët për ta shkatërruar atë popull. Kështu ka ndodhur me popullin e Lutit a.s. Ai i këshillonte, i udhëzonte në punë të mira. Mirëpo populli i tij nuk e dëgjoi, për këtë arsye Zoti i Madhëruar dërgoi melekët të cilat shkatërruan këtë popull. Po me të njëjtën mënyrë nëse dikush punon punë të mira Zoti dërgon melek me i dhënë atij të mirat e shumta.
Të shohim se si ka ndodhur me tre persona të një vendi ku njëri e kishte zgjebën i dyti ishte pa flokë (tullac) dhe i treti i verbër.
Që të tre kishin të meta, që të tre ishin të vetmuar, nuk u ndihmonte askush por vetëm largoheshin prej tyre për shkak të sëmundjeve neveritëse të tyre, dhe për shkak të “papastërtisë” së tyre.
Allahu dërgoi një melek te ata për t’i sprovuar duke u dhënë atyre pasuri dhe duke ua larguar sëmundjet.
Meleku shkoi te njeriu i parë:
– Çka dëshiron i tha?
Nuk dua asgjë pos të më shërojë Zoti nga kjo sëmundje dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.
Meleku i preki dhe ai u shërua nga zgjeba, pastaj i tha se Allahu të jep këto dy dele dhe ti prej tyre do të pasurohesh.
Pastaj meleku shkoi te njeriu i dytë dhe i tha:
– Çka dëshiron?
Njeriu pa flokë tullaci i tha: Nuk dua asgjë tjetër pos të më shërojë Zoti nga kjo sëmundje dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.
Meleku i preki dhe ai u shërua nga sëmundja, pastaj i tha se Allahu të jep këto dy dele dhe ti prej tyre do të pasurohesh.
Në fund meleku shkoi te njeriu i tretë dhe i tha:
– Çka dëshiron?
I verbëri tha: Nuk dua asgjë tjetër pos të më kthejë shikimin Zoti dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.
Meleku i preki dhe i erdhi shikimi, pastaj i tha se Allahu të jep këto dy dele dhe ti prej tyre do të pasurohesh.
Kaluan shumë vite ata u forcuan dhe u pasuruan pasi që Allahu i Madhëruar i kishte frymëzua delet të shumohen. Pas atyre viteve të shumta Allahu e dërgoi melekn dhe e urdhëroi që të shndërrohet në formën e një njeriu të varfër, me rroba të vjetra që t’i sprovojë ata, a janë bamirës, a e falënderojnë Zotin dhe a u ndihmojnë nevojtarëve.
Në atë formë si i varfër meleku kërkoi ndihmë prej njeriut të parë i cili kishte pasur zgjebën e i tha: “Jam udhëtar, kam nevojë për ndihmë, më jep diç prej asaj që të ka dhënë Allahu”!!
Ai e refuzoi dhe filloi t’i bërtas duke e qortuar. Në atë moment befasisht prej formës së njeriut të varfër u shndërrua në formën e meleks së vërtetë dhe i tha: “Pasi ti nuk i njeh të mirat e Allahut dhe njerëzit nuk kanë dobi prej teje kthehu zgjebkan siç ishe më parë. Dhe menjëherë u kthye në sëmundjen e mëparshme.
Meleku vazhdoi dhe shkoi te njeriu i dytë si i varfër dhe kërkoi ndihmë prej tij. Ai u tregua më koprrac. Filloi t’i bërtas, ta ofendojë dhe ta largojë me forcë. Meleku me shpejtësi u shndërrua në formën e vërtetë dhe i tha: “Kthehu në sëmundjen e mëparshme pa flokë (tullac)” dhe me urdhrin e Allahut u sëmur. Ai filloi të qajë dhe u pendua por pendimi i tij nuk pati efekt.
Vazhdoi meleku me e provua njeriun e tretë. Kur shkoi te ai kërkoi ndihmë, u paraqit si i varfër, i gjorë dhe me rroba të vjetra dhe i tha: A keni diçka të më ushqeni se jam i uritur.
Ai me zemërgjerësi i tha: “O vëlla ti je i varfër dhe nevojtar. Por tërë kjo pasuri është begati prej Allahut, merr sa të duash dhe sa të kesh nevojë vetëm se për këtë falënderoje Allahun e jo mua”. Meleku prej të varfrit u shndërrua në formën e vërtetë e tha:
“Ti je bamirës falënderues dhe i dobishëm për shoqërinë, për këtë arsye Allahu do ta shtojë pasurinë dhe do të japë shëndet të fortë përgjithmonë.