Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në melekët"
Melekët janë ndihmëtarë të besimtarëve
Melekët kryejnë punë të shumta. Disa mbajnë Arshin, disa janë rojtarë të Xhenetit, disa rojtarë të Xhehenemit, disa kujdesen për erërat, disa për furnizimin e gjallesave, disa janë mbikëqyrës të kodrave. Mirëpo prej punëve kryesore janë ato punë që kanë të bëjnë me besimtarët të cilët e adhurojnë vetëm Allahun, falin namazin, japin Zekatin, agjërojnë Ramazanin dhe e kryejnë Haxhin.
Pra, melekët iu dalin në ndihmë besimtarëve në momente të vështira. Sikurse ka ndodhur në luftën e Bedrit kur melekët kanë luftuar së bashku me besimtarët kundër jobesimtarëve.
Në luftën e Bedrit besimtarët ishin pak, të zbathur , të pambrojtur, ndërsa jobesimtarët ishin shumë, ishin të përgatitur mirë dhe të mbrojtur mirë, mirëpo Zoti i Madhëruar dërgoi melek me iu ndihmua për të korrur fitore.
Vërtetë ashtu ka ndodhur. Fitorja e Bedrit ishte fitore e besimtarëve ku iu kanë dalë në ndihmë melekët.
Thotë Zoti i Madhëruar:
“Allahu ju ka ndihmua në Bedër, kur ju keni qenë të dobët dhe të pafuqishëm. Pra frikojuni vetëm Allahut që të jeni falënderues. Përkujto (o Muhamed) kur u thoshe besimtarëve: A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tremijë melek të zbritura (në mesin e juaj për ndihmë).
Po! Po! (Ju mjaftojnë). Nëse ata ju sulmojnë bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do të ju dërgojë në ndihmë pesëmijë melek të shënuar me shenjë të dalluar, Allahu e ka bërë kështu që t’ju përgëzojë juve dhe t’ju qetësojë zemrat e juaja se fitorja është vetëm nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Që grupet jobesimtare t’i shkatërrojë apo t’i turpërojë e të kthehen ata të humbur e të nënçmuar”.