Melekët e autorizuar që të prezantojnë në namazin e xhumasë

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në melekët"

Melekët e autorizuar që të prezantojnë në namazin e xhumasë

 

Namazi i xhumasë është namaz javor.

Çdo musliman duhet të shkojë në xhami ku tubohen dhe bashkohen të gjithë muslimanët për ta falur këtë namaz.

Në namazin e xhumasë shkojnë edhe melekët për t’i shkruar emrat e atyre të cilët shkojnë me e falë këtë namaz dhe për ta dëgjuar ligjëratën  e xhumasë.

Ebu Hurejra r.a. tha se Muhamedi a.s. ka thënë:

“Kur të vjen dita e xhumasë, në derën e secilës xhami qëndrojnë melekët të cilat i shkruajnë ata të cilët hyjnë për ta falur namazin e xhumasë. Ai i cili shkon më herët ka vlerë më të madhe. Kur imami fillon ligjëratën (melekët) i mbyllin regjistrat dhe e dëgjojnë ligjëratën”.

Pra, sa më herët të shkojmë në xhami për ta falur namazin e xhumasë, kemi shpërblim më të madh e sa më vonë të shkojmë kemi shpërblim më të vogël. Duhet që gjithmonë të shkojmë sa më herët në namazin e xhumasë që emrat tanë të jenë të shkruara në rreshtat e para të regjistrave të melekëve.

 

 

Lini një koment