Melekët e autorizuar për regjistrim të veprave

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në melekët"

 

Melekët e autorizuar për regjistrim të veprave

 

Zoti i Madhëruar ka autorizuar melekët “Shkrues Fisnik” me i regjistrua veprat tona.

Thotë Zoti i Madhëruar: “Jo, jo kurrsesi jo! Po si po e mohoni Ditën e Kijametit. Ndërsa është e vërtetë se për ju (janë caktuar) rojtarët Shkrues Fisnik (ata) dinë çdo gjë çka veproni”

Shkruesit fisnik i regjistrojnë veprat e mira e të këqija të njeriut, i shkruajnë edhe fjalët e njeriut pa marrë parasysh se çfarë fjale është ajo. Ato i shkruajnë në librin (ditarin) e njeriut në të cilin njeriu do të shohë çdo vepër të tij, të vogël apo të madhe në Ditën e Kijametit.

Zoti i Madhëruar ka caktuar njërën melek në anën e djathtë për t’i regjistruar veprat e mira. Ndërsa tjetrën në anën e majtë për t’i regjistruar veprat e këqija. Mirëpo këto janë në pajtim ashtu që meleku në anën e djathtë veprën e mirë e regjistron menjëherë, ndërsa meleku në anën e majtë nuk e regjistron menjëherë por në prezencë të meleks në anën e djathtë. Këto dy melek nuk ndahen nga njeriu as ditën as natën dhe e shënojnë çdo fjalë që e flet njeriu.

Thotë Zoti i Madhëruar: “Nuk  flet  (njeriu)  asnjëherë  e  të  mos  jetë  në  prezencën  e   tij “Rekibi”, “Atidi”.

“Rekibi” në anën e djathtë, “Atidi” në anën e majtë.

Këto shënojnë fjalët e mira apo të këqija ashtu që i shënojnë edhe fjalët si p.sh. hëngra, piva, shkova, erdha, shikova etj. Nëse vepron keq, flet keq e pastaj pendohesh sinqerisht atëherë meleku në anën e majtë nuk e shënon.

 

Lini një koment