Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në melekët"
Melekët e autorizuar për lutje
Zoti i Madhëruar ka krijuar melek që të bëjnë dua për besimtarët. Thotë Zoti i Madhëruar:
“E lavdërojnë dhe e falënderojnë Zotin e tyre dhe besojnë në Të dhe kërkojnë falje për ata që besojnë. O Zoti ynë i cili ke përfshi me mëshirë dhe dituri çdo gjë, fali ata të cilët janë penduar dhe pasojnë rrugën Tënde. Mbroj ata nga dënimi i Xhehenemit, o Zoti ynë futi në Xhenetin “ADN” të cilin u ke premtuar atyre dhe kush bën vepra të mira prej prindërve të tyre, bashkëshortëve (bashkëshorteve) të tyre dhe trashëgimtarët e tyre. Vërtetë Ti je i Fuqishëm. Pastroj nga të këqijat, kënd e pastron nga të këqijat vërtetë atë (atëherë) e ke mëshiruar. Kjo vërtetë për të është fitore e madhe”.
Nga ky lloj i melekëve ka caktuar Zoti i Madhëruar me bë dua për njeriun i cili bën dua për vëllanë e tij kur ai është larg.
Thotë Ebu Dardai:
“Duaja e besimtarit për vëllanë e tij kur ai nuk është në prezencën e tij është e pranuar. Mbi kokën e tij qëndron një melek, beson dhe e dëgjon duanë për të mirë e thotë: “AMIN” edhe ty gjithashtu njësoj.
Të bëjmë dua për vëllezërit tanë e në të njëjtën kohë të fitojmë duanë e melekëve mbi ne.