Melekët e autorizuar vetëm për namaz

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në melekët"

 

Melekët e autorizuar vetëm për namaz

 

Zoti i Madhëruar ka autorizuar melekët të cilat përcjellin muslimanin kur të falet me xhematë dhe bëjnë dua me ju pranua lutja e tij.

Thotë Muhamedi a.s.: “Kur të thotë imami: “Gajril magdubi alejhim veled-dalijnë” thuani amin. Pse amin thonë edhe melekët, e kush thotë amin së bashku me melekët i falen gabimet e mëparshme të tij”.

Pra nga ky hadith kuptojmë se duhet shkuar në xhami me u falë me imam për ta arritur shpërblimin e melekëve sepse edhe ato së bashku me neve thonë amin.

Po ashtu edhe kur të ngrihet imami nga rukuja dhe thotë “Semi’all- llahu limen hamideh” thoni: “Rabbena lekel hamd” pse edhe melekët thonë: “Rabbena lekel hamd” e kush thotë së bashku me melekët i falen gabimet e mëparshme të tij.

Për këtë arsye namazi me xhematë ka vleftë të madhe. Vlefta e namazit me xhematë është njëzetë e shtatë herë më e madhe se me u falë vetëm.

Lini një koment