Ëmbëlsia e imanit

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Ëmbëlsia e imanit

 

Abdullah bin Hudhafe ka qenë udhëheqës i ushtrisë muslimane në ekspeditën e çlirimit të Shamit (Sirisë). Ai kishte marrë përsipër detyrën e sulmit mbi Kajserët, Qytetin Palestinez, i cili ishte e fortifikuar Brigjeve të tij dështon dhe ai zihet rob prej romakëve.

Perandori Herakli e gjeti rastin e posaçëm për t’i torturuar. Abdullah bin Hudhafen ia sjellin para vetes dhe ai dëshironte ta provonte në fenë e tij dhe ta mënjanonte nga  islami.

Në fillim e përdori mjetin e karotës dhe ai i ofroi pasuri pa masë duke i thënë atij: “Konvertoju në Krishterizëm dhe do të kesh pasuri sa të duash.” Ibn Hudhafete e refuzon ofertën. Pastaj Herakliu i thotë: “Konvertoju në Krishterizëm e pastaj do të të martoj me bijën time.” Përsëri Ibn Hudhafete refuzon ofertën. Herakliu sërish i thotë: “Konvertoju në Krishterizem dhe do të bëhesh shok në mbretërinë time.” Edhe kësaj radhe Ibn Hudhafete e refuzon ofertën.

Herakliu e kupton se gjendet para një njeriu të llojit të veçantë, kështu që ia paraqet ofertën e katërtë: “Konvertoju në krishterizem dhe do të kesh gjysmën e perandorisë sime si dhe gjysmën e pasurisë sime.” Ibn Hudhafete i dha përgjigjie  të prerë: “Po edhe nëse më jep tërë atë që posedon ti dhe tërë atë që posedojnë arabët, nuk do të largohesha nga feja e Muhamedit s.a.v.s. asnjë milimetër.” Pasi që Herakliut i dështoi mjeti i “Karotës”, pra pasi dështuan të gjitha ofertat e tij, atëherë kalon me mjetin e dënimit, të torturimit dhe atë të kërcënimit, e i thotë: “Atëherë nuk më mbetet asgjë tjetër, pos të të vrasë.” Herkaliu nuk e kuptonte se ai i cili fiton kundër armës së “Karotës” dhe të ofertave ai fiton edhe kundër armës së torturave, dënimeve; dhe ai i cili shkel dunjanë me këmbët e tij, ai nuk heziton as ta japë shpirtin e tij për ta sakrifikuar. E i thotë Herakliut: “Bëje atë, dhe më vrit.” Pastaj, Ibn Hudhafen e shpiejnë në qeli dhe tri ditë nuk i japim fare as për të ngrënë, as për të pirë. Atij i dërgojnë në  qeli alkool dhe mish derri, mirëpo Ibn Hudhafete as që e shijon. Kalojnë ditë e ditë pa ngrënë e pa pirë, gati i afrohet vdekjes. Pastaj e nxjerr Herakliu nga qelia dhe i thotë: “Çka të pengoi për të ngrënë mishin e derrit dhe për ta pirë alkoolin, kur je i uritur dhe je i detyruar?” Ibn Hudhafete ia kthen: “Sa i përket domosdoshmërisë është e vërtetë se më është lejuar dhe nuk është e ndaluar, mirëpo unë vendosa të mos ha, që mos të të lejoj ty ta nënvlerësosh islamin! Pastaj Herakliu urdhëron që ta lidhin dhe ta gozhdojnë. E lidhën për dërrase, pastaj shigjetarët gjuanin për rreth trupit të tij, mirëpo ai qëndronte i fortë.

Herakliu ia ofron pranimin e krishterimin, ai e refuzon. Pastaj e zgjidhin dhe urdhëron që ta marrin një kazan të madh ta mbushin me ujë, ta ndezin zjarrin nën të dhe ta vlojnë ujin. E kur uji në kazan vloi, e sjellin një rob musliman. E hedhin në të dhe i shkrihet trupi. I mbesin vetëm eshtrat, plotësisht skelet njeriu, pastaj e hedhin robin musliman të dytë, ndërsa Ibn Hudhafete i shikonte.

Pastaj Herakliu urdhëron që ta hedhin Ibn Hudhafeten në ujin e vluar. Kur e marrin për ta hedhur në ujë valë, fillon të qajë! I tregojnë Herakliut se Ibn Hudhafete po qan. Herakliu mendon se të qajturit e Ibn Hudhafetës është për shkak se i frikësohet vdekjes, se ai e kishte ndryshuar mendjen, se më nuk është i vendosur dhe mund t’i pranon ofertat. Prandaj e thirr, dhe ia propozon krishterimin, e ai prapë e refuzon. Atëherë i thotë: “Po përse qajte?!” Ibn Hudhafete i përgjigjet me përgjigjie  mahnitëse, e cila e dëshmon dështimin e Herakliut dhe fitoren e vet kundër tij: “Kam qajtur për arsye se e kam vetëm një shpirt, të cilin dua ta sakrifikojë në rrugën e Allahut. Prandaj kisha pasur dëshirë të kisha pasur shpirtra po aq sa qime kam në kokë (flokët e mia) dhe të gjitha me i dhënë në rrugën e Allahut, dhe për fenë time.” Herakliu më në fund u bind se ka humb betejën me   Ibn   Hudhafetën,   edhe  pse   ka  pasur   pasuri, reputacion, mbretëri dhe forcë të kësaj bote, përderisa muslimani nuk  e kishte asnjërën prej këtyre çështjeve dhe ia ofroi ofertën e fundit me të cilin doli ngadhënjimtar.

Herakliu për ta mbrojtur fytyrën e tij i thotë: “O Hudhafete, a pranon të ma puthësh kokën time në mënyrë që unë të të liroj?”. Ibn Hudhafete i thotë: “Po, por me kusht që së bashku me mua t’i lirosh të gjithë muslimanët e zënë rob prej borxheve tua (numri i tyre ka qenë mbi treqind)!” Ibn Hudhafete ia puth kokën dhe shkon te Umer bin El Hatabi në Medinë dhe ia tregon ngjarjen me Herakliun. Disa prej Sehabeve nuk e pëlqyen këtë veprim që Ibn Hudhafete t’ia puthte kokën Herakliut, prandaj e ofenduan, duke thënë se puthja nuk barazohet me lirimin e atij numri të madh të robërve.Umeri u pajtua me veprimin e Ibni Hudhafes, dhe tha: “Detyrë dhe obligim i çdo muslimani është që t’ia puth kokën Ibni Hudhafës, edhe unë do t’ia puthë dhe këtë do ta bëj i pari.” Ngritet në këmbë Umeri dhe ia puth kokën Ibni Hudhafes, e pas tij njësoj veprojnë edhe sahabët e tjerë.

 

 

Lini një koment