Alkooli “ilaç”

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Alkooli “ilaç”

 

Tregohet se Fadil bin Ajadi shkon te nxënësi i tij, i cili ishte në shtrat të vdekjes, dhe ia rikujton shahadetin. Mirëpo, ai nuk mund ta thoshte, kështu ai ia përsëriste disa herë. Atëherë nxënësi i thotë: “Nuk mund ta them edhe nëse dua.”

Del nga shtëpia e tij Fadili duke qajtur. Pas një kohe e sheh në ëndërr duke u hedhur në zjarr, e i thotë : “O i gjorë, po si të humbi ajo dituri?”

Ai i përgjigjet: “O profesori im! Kam qenë i sëmur, nga një sëmundje, dhe për këtë kam shkuar tek disa mjekë, të cilët më kanë sugjeruar që për çdo vit të pi nga një bidon me alkool. Nëse nuk do të veproja ashtu sipas tyre, atëherë sëmundja do të zgjerohej shumë. Andaj, për çdo vit e kam pirë vetëm si ilaç për shërim.”

Kështu  i ndodh atij, i cili e pi alkoolin për ilaç, po si do  të jetë ngjarja e atij, i cili e pi për qejf. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Vërtet Allahu për umetin tim nuk ka caktuar ilaç prej gjërave të ndaluara, të cilat janë haram”.

Lini një koment