Dr. Musli Vërbani
Nocioni i fjalës “argument”
Në etimologji, argument do të thotë udhëzues.
Në terminologji, argument do të thotë, ajo me të cilën me anë të analizës së drejtë mund të çoj tek çështja praktike e kërkuar.
Shembull: Bota, ajo mund të arrihet (kuptohet) duke analizuar gjendjen e saj, duke e analizuar krijimin dhe ndryshimin praktik të saj.
Shkencërisht është vërtetuar se gjithësia patjetër duhet ta ketë Krijuesin e saj. Thuhet “Gjithësia është e krijuar.”, “Çdo gjë e krijuar duhet ta ketë patjetër edhe krijuesin.”
E kërkuara në praktikë: “Gjithësia patjetër duhet ta ketë Krijuesin e saj.”
“Gjithësia në vetvete”: te dijetarët e usuli fikhut është argument, që do të thotë se te ta është vetëm argument, pra si dispozitë e sheriatit.
Përderisa, te dijetarët e shkencës së logjikës patjetër duhet të jetë e përbërë prej dy çështjeve:
- bota është e krijuar, dhe
- çdo çështje e krijuar e ka krijuesin.
Shembull tjetër: “Faleni namazin.”
Rezultati arrihet duke analizuar rrethanat: se kjo formë e formulimit të fjalisë është urdhër, e me të arrihet e kërkuara në praktikë sepse është vërtetuar se “Faleni namazin” nënkupton urdhrin për obligueshmëri.
Thuhet: “Faleni namazin” është urdhër për falje të namazit, e urdhri për falje tregon se namazi është farz.
“Namazi në vetvete”, te dijetarët e usuli fikhut është argument, pra si dispozitë e sheriatit.
Argumente sqaruese: Janë argumentet parësore, pra argumentet të cilat kanë të bëjnë posaçërisht me një çështje, ashtu që secili argument argumenton për ligjin e caktuar në mënyrë të posaçme, si f.v., thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Ju janë ndaluar juve nënat e juaja dhe vajzat e juaja.” Ajeti argumenton për ligjin e posaçëm, ndalimin e martesës me nënat dhe ndalimin e martesës me vajzat (e veta).
Pastaj thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe mos iu afroni prostitucionit.” Ajeti argumenton për ndalimin e prostitucionit.
Sa i përket argumenteve gjenerale, ato nuk kanë të bëjnë posaçërisht me një çështje dhe nuk argumentojnë një ligj të posaçëm, e kësisoj janë burimet e sheriatit siç janë: Kur’ani, suneti, ixhmai dhe kijasi, si dhe çështjet që janë të ndërlidhura me to.
Shembull: “Urdhërori është për të obliguar”, kjo hyn në fushën e studimit të usulit, ndërsa argumentet parciale (dhe specifike) janë fushstudimi i fikhut.
Tregueshmëria e argumentit të usuli fikhut
Tregueshmëria e argumentit të usuli fikhut për ligjësime mund të jetë:
- i prerë, siç është “bota ka Krijuesin”,
- jo i prerë, siç është, “Falja e namazit është obligim (farz)”.
Argumentet ndahen në:
- argumentet e përgjithshme, dhe
- argumentet e veçanta.
Argumentet e përgjithshme – janë argumentet globale.
Këtu bëjnë pjesë argumentet të cilat kanë të bëjnë me diçka të veçantë si f.v., urdhri i përgjithshëm apo ndalesa e përgjithshme.
Këto prodhojnë ligje të përgjithshme, siç janë: vaxhibi, farzi, përderisa nuk paraqitet ndonjë fakt që i konverton nga baza e tyre.
Argumentet e veçanta – quhen argumente të sqaruara.
Këtu bëjnë pjesë argumentet të cilat tregojnë për dispozitën e një çështje, si f.v., urdhri për namaz tregon se namazi është farz.
Përfundojmë me atë se:
- usuli fikhu studion argumentet e përgjithshme,
- fikhu studion argumentet e veçanta.