Vlera e namazit me xhematë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Vlera e namazit me xhematë

 

Transmetohet nga Abidullah Kavariri (Shejhu i Buhariut dhe Muslimit) r.a. se ka thënë: “Asnjëherë nuk më ka kaluar pa e falur namazin e Jacisë me xhematë. Një natë më erdhën musafirë dhe isha i zënë, kështu që më kaloi namazi me xhemat në xhami. Dhe shkova nëpër xhami të Basrës mos po takoj ndonjë xhemat duke falur Jacinë. Mirëpo, për fat të keq, të gjitha xhamitë kishin qenë të mbyllura. U ktheva në shtëpinë time dhe thashë në vetvete: “Është transmetuar në hadithë se namazi me xhematë është më i vlefshëm se namazi që falet vetëm për njëzet e shtatë shkallë, prandaj fala namazin e Jacisë njëzet e shtatë herë. Pastaj fjeta dhe pashë në ëndërr se garoja me garë kuajsh. Unë isha mbi kalë, mirëpo ishte e pamundur t’i arrija. Njëri prej tyre u kthye dhe nga larg më tha: “Mos e lodh kalin tënd, se nuk mund të më arrish dot.” I thashë: “Po përse?” “Sepse ne e kemi falë namazin e Jacisë me xhematë, ndërsa ti e ke falë vetëm.” U zgjova nga gjumi i pikëlluar dhe shumë i mërzitur për këtë.

 

Lini një koment