Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Takimi i Ibrahimit a.s. dhe Azerit në Ditën e Kijametit
I dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “E takon Ibrahimi babën e tij – Azerin në Ditën e Kijametit, e Azeri fytyrën tërë pluhur dhe katran të zi.
Ibrahimi i thotë: “A nuk të kam thënë të mos më kundërshtosh?!”
Babai i thotë: “Sot nuk të kundërshtoj”.
Ibrahimi thotë: “O Zoti im! Vërtet, ti më ke premtuar që nuk do të më pikëllosh Ditën e Ringjalljes! E ku ka pikëllim më të madh që babai im të jetë më së largu nga mëshira jote?!
Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Unë ia kam ndaluar xhenetit që t’i pranojë pabesimtarët”.
Pastaj i thuhet: “O Ibrahim çka ke nën këmbët tua? Kur shikon sheh një cofëtinë plot erë, e cila kapet për këmbë (cofëtina) dhe hidhet në zjarr. Kjo do të thotë se Ibrahimi a.s. shikon dhe sheh se Azeri e ka prekë një ujk të ndotur dhe të fëlliqur.
Urtësia në prekjen e ujkut është se, ujku është kafsha më e çmendur. E pasi që Azeri e ka kundërshtuar këshillën e Ibrahimit dhe ka pasuar hapat e shejtanit, është njësoj si të ishte kafsha më e çmendur.
TRANSMETON BUHARIU