Shpëtimi prej kurtheve

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shpëtimi prej kurtheve

 

Tregon Ebu Hanife: “Në mesnatë më erdhi një njeri dhe më tha: “Më gjej zgjidhje para sabahut se përndryshe gruaja ime do të jetë e shkurorëzuar”. E pyeta: – Po si është puna? Ai më tha: –  I kam thënë gruas sime se nëse nuk flas me ty ose nuk flet me mua para sabahut do ta shkurorëzoj tri herë. I kam përdorur të gjitha format dhe të gjitha metodat, mirëpo ajo nuk po flet. Ebu Hanife i thotë: – Shko dhe thuaji muezinit le të shkojë në xhami dhe le të thërret ezanin para kohe se ndoshta kur ta dëgjojë ezanin, ndërkohë t’i shko te ajo dhe kërko prej saj të flasë para ezanit të muezinit. Ai dhe vepron ashtu; shkon dhe kërkon nga ajo të bisedojë. Kur thërret ezani, ajo thotë: “Ja tani mori fund çdo gjë erdhi sabahu, e unë jam e liruar prej teje”, e ai i thotë:  “Jo përkundrazi, ti fole para sabahut, dhe unë u lirova nga përbetimi”.

 

*   *  *

Një njeri e sheh gruan e tij, e cila ishte ngritur lart  në shkallë, e i thotë: Nëse rri lart je e shkurorëzuar, nëse zbret shkallëve të poshtë je e shkurorëzuar. Ajo prej shkallëve kërcen (gjuhet) në mes të oborrit. Pastaj burri i thotë: “Për babanë dhe nënën time, nëse vdes imam Maliku banorët e Medinës do të vijnë tek ti për zgjedhjen e problemeve të tyre (duke e lavdëruar gruan e tij për shkak të mendjemprehtësisë së saj).

 

 

* * *

 

Dahak bin Mezahim i thotë një krishteri: “Pse nuk po e pranon islamin?” Ai i thotë: “Për shkak se unë pi alkoolin shumë.” Ai i thotë: “Pranoje islamin e vazhdo të pishë.”

Pasi që i krishteri e pranon islamin i thotë: “Nëse  pi alkool dënohesh, nëse largohesh prej  fesë  ekzekutohesh.” Kështu ai u bë më i sinqertë në islam.

 

*   *  *

 

Një ditë Harun Er-Rreshidi, i cili ishte shumë xheloz ndaj bashkëshortes së vet një herë (nga mosmarrëveshjeve me të) i thotë: “Nëse një natë kalon natën në mbretërinë time je e shkurorëzuat tri herë.” Pas kësaj shkojnë dhe e pyesin Kadijen, Ebu Jusufin, si të veprojnë, e ai thotë: “Le ta kalojë natën në xhami, sepse xhamitë janë të Allahut. Atëherë Reshidi e cakton Kadi në tërë mbretërinë e tij.”

 

*   *  *

 

Tregohet se një kuzhinier ia sjell ushqimin mbretit Persian, dhe duke ia vendosur i bie një pikë ushqim në tavolinë. Atëherë mbreti i thotë: “Je i dënuar me vdekje!”

Kuzhinierit i merr pjatat e i hedh nëpër tavolina e nëpër trup të mbretit. Mbreti i thotë: Çka të shtyri që të veprosh kështu?! Unë për një pikë që ra në tavolinë të thashë se je i dënuar me vdekje?

Kuzhinieri i thotë: “Më erdhi turp që kur të dëgjojnë njerëzit se ti më ke ekzekutuar për një pikë, e cila ra në tavolinë, dhe atë rastësisht, edhe pse të kam shërbyer shumë e shumë vite. Kështu që unë dëshirova që të bëj gabim më të madh që kur ti, si mbret, të më ekzekutosh, së paku të kesh një arsyetim të plotë para tjerëve.” Atëherë mbreti ia fali dhe i jep shpërblim për atë arsyetim.

Lini një koment