Rezultati i zilisë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Rezultati i zilisë

 

Tregohet se një njeri vdes dhe i lë dy djem. Ata dy trashëguan shumë pasuri, të cilën e ndanë në mes vete. Secili  prej tyre vepronte me pasurinë çka dëshironte. Djali i vogël merrej me tregti. Zoti ia shtoi pasurinë. Ai ishte i zgjuar, i sinqertë, e adhuronte Allahun, e falënderonte për të mirat dhe për profitin prej tregtie. Pasuria i shtohej dhe nuk kishte kundërshtarë. Për këtë arsye pasuria e tij ishte e mbrojtur dhe asgjë nuk mund t’i bënte syri i keq e as zilia.

Përderisa djali tjetër, i cili kishte marrë rrugën e keqe,  tërë pasurinë e kishte harxhuar në alkool, bixhoz, prostitucion dhe nuk i kishte mbetur asgjë; ishte varfëruar dhe nuk kishte çka të hante. Përkundër kësaj, vëllai i tij ishte i  ndjeshëm, përkujdesej për të, e ushqente, e veshmbathte dhe i jepte çka i nevojitej. Vëllai nuk kënaqej me këtë dhe nuk i mjaftonte, por kishte zili të madhe për vëllanë e tij. Kështu mendon t’ia bllokojë rrugën e tregtisë vëllait të tij, që të barazoheshin në varfëri dhe atëherë t’i lëshohej (qetësohej) zemra, që njerëzit mos ta nënçmojnë për shkak të varfërisë së tij, përderisa e vlerësojnë reputacionin e vëllait të tij. Kështu ai angazhohet ta arrijë realizimin e qëllimit të tij. Në fund veproi me udhëzimin e Iblisit për të shkuar te një ziliqar, i cili ishte me famë për zili dhe shumë pak kush i kishte shpëtuar zilisë dhe syrit të keq të tij. Ziliqari nuk shihte shumë larg, por prej së afërmi. Vëllai i madh shkon te ky ziliqar i njohur me zili dhe kërkon që ai t’ia shikon me syrin e keq të tij pasurinë e vëllait dhe t’ia shkatërrojë. Vëllai i tij ishte në një rrugë dhe kur të kthehet ai ta bëjë një gjë të tillë, para se të kthehej nga rruga e tregtisë. Vëllai i madh i thotë ziliqarit: “Përgatitu se malli i tregtisë së vëllait është afruar dhe nga këtu nuk është më larg se një km. Njeriu ziliqar me fuqinë e syrit të tij i thotë: “A po mundesh ta shohësh nga kjo largësi? Ah mjeri unë, po të kisha pasur këtë largpamësi (thotë ziliqari). Ai (Vëllai i madh) ndjeu një shtrëngim të madh në kokë, dhe iu errësua shikimi dhe përnjëherë u verbërua (nga syri i keq). Ndërsa tregtia e vëllait kaloi pa kurrfarë të keqe.

Lini një koment