Ndikimi i Kur’anit fisnik

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Ndikimi i Kur’anit fisnik

 

Mensur bin Amari e sheh një djalosh, i cili falte namazin me frikë e i thotë: “O djalosh a e ke lexuar ajetin e Zotit të Lartmadhëruar: “O ju të cilët keni besuar, ruajeni veten tuaj dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi ta janë melekët e fortë dhe të ashpër, të cilët nuk e kundërshtojnë Allahun për çka do që i urdhëron dhe veprojnë çka do që urdhërohen”. Kur djaloshi e dëgjon këtë ajet i bie të fikët. E kur i vjen vetëdija thotë: “Më lexo edhe më shumë?” I thotë: “A e di se në xhehenem është një kodrinë që quhet “Flakë”, e cila i rrjepë lëkurat e pjekura, dhe e thërret atë i cili ia kthen shpinën e largohet nga rruga e drejtë”. Ai nuk mundi ta dëgjojë më shumë këtë këshillë të Kur’anit fisnik, kështu që  vdes. Ia shpalos gjoksin, kur e sheh se në gjoks kishte të shkruar: “Ai është në jetë të kënaqshme, në xhenetet e larta të Sundimtari i Gjithëfuqishëm”. Dhe tregon: “Rashë për të fjetur duke menduar për rastin e këtij djaloshi dhe e pashë në ëndërr duke ecur nëpër xhenet, kurse në kokë kishte taxhin e devotshmërisë dhe e pyeta: “Si e arrite këtë pozitë të lartë?” Ai m’u përgjigj: “Po a nuk e lexove ajetin: “Nuk ka dyshim se të devotshmit janë në xhenete dhe lumenj, në pozicionet dhe ulëset e sinqeritetit te Sundimtari Absolut, Përcaktues i gjithçkaje”. O ibni Amar, Allahu më ka dhënë shpërblimin e dëshmorëve të Bedrit, e edhe më shumë”. E pyeta: “Po pse?” Ai m’u përgjigj: “Sepse ata  kanë vdekur prej tehut të shpatës se pabesimtarëve, ndërsa unë kam vdekur prej tehut të shpatës se Kuranit fisnik”.

 

 

*   *  *

 

Tregohet se Mesruki r.a. kur e ka dëgjuar se një lexues duke lexuar një ajet ka filluar të dridhet dhe të qajë. Lexuesit i thotë: “Ma lexo përsëri”. Ai e lexon. Kështu i thotë disa herë, e lexuesi ia lexon disa here, deri sa duke qajtur edhe vdes. Zoti e mëshiroftë, ngase ka qenë prej të mbyturve prej Kur’anit.

 

*   *  *

 

Mensurë bin Amar r.a. tregon: “Hyra në qytetin e Kufes dhe, deri sa isha duke ecur në thellësi të natës dëgjova të qajturit e një njeriu me zë dridhës në brendi të shtëpisë së tij dhe duke u lutur: “Pashë Madhërinë Tënde, nuk kam dashur asnjëherë të të kundërshtoj e të të bëj mëkat, mirëpo kam bërë mëkat për shkak të paditurisë sime. Por tash, a thua, kush mund të më shpëtojë nga mëkati im ndaj Teje?! E kush mund të m’i forcojë marrëdhëniet me Ty, nëse i ndërpret ato?! Kërkoj prej teje të m’i falësh gabimet dhe të më ndihmosh, o Zoti im!” Pastaj vazhdon duke treguar Mensur bin Amari: “Ai me ato fjalë më bëri të qajë, e u ndala dhe e lexova ajetin: “O ju të cilët keni besuar, ruajeni veten tuaj dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, e mbikëqyrës në të janë melaqet e forta e të ashpra, e të cilat nuk e kundërshtojnë Allahun për atë çka i urdhëron ata, dhe zbatojnë çdo urdhër, me të cilin u  urdhërohen”. Për shkak të këtij ajeti dëgjova një britmë të madhe të tij. U ndala deri sa nuk u dëgjua të qajturit e tij dhe shkova  nga aty. Të nesërmen shkova pranë shtëpisë së atij njeriu dhe e pashë se kishte vdekur. Njerëzit e përgatitnin për varrim, ndërsa një plakë qante. Pyeta se kush është ajo dhe më thanë se është nëna e tij. Shkova te ajo dhe e pyeta se si ka qenë gjendja e tij, e ajo më tha: “Agjëronte ditën e falej natën, fitonte të holla dhe i ndante në tresh: një të tretën e shpenzonte për veten e tij, me  një të tretën më ushqente mua, dhe një të tretën e jepte sadaka. Ndërsa mbrëmë deri sa kishte kaluar një njeri dhe ai e kishte lexuar një ajet të Kuranit, ai kur e kishte dëgjuar kishte vdekur”.

 

*   *  *

 

Tregohet se Mudiri, lexues i Kuranit, derisa lexonte ajetin “Ky është libri ynë, i cili u flet juve të vërtetën”, ka filluar të qajë. Abdul Vahid bin Zejdi deri sa e dëgjonte i bie të fikët. Kur  i vjen vetëdija thotë: “O Zoti im! Për Madhërinë Tënde, nuk do të të kundërshtoj kurrë; më ndihmo që gjithmonë të jem i dëgjueshëm ndaj Teje!” Pastaj e dëgjon një lexues duke lexuar: “O ti shpirt i bindur, kthehu te Zoti yt i kënaqur plotësisht”. Pastaj i thotë atij lexuesit: “Sa e sa herë po i them shpirtit tim t’i kthehet Zotit dhe do t’i kthehem vendosmërisht, fillon të frikohet prej dënimit të Allahut, pendohet dhe përmirësohet. Zoti e ka folur të vërtetën kur ka thënë:

“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu”. (El-Hashr, 21)

 

***

 

Zuraret bin Eufa deri sa ua falte namazin e sabahit xhematit, e lexon ajetin kur’anor:

“Dhe kur t’i fryhet Nakurit, ajo ditë do të jetë ditë shumë e vështirë”. Duke e lexuar këtë, vdes. Zoti e mëshiroftë!

 

***

 

Kur ka zbritur ajeti kur’anor: “Dhe me të vërtetë xhehenemi është i premtuar për të gjithë ata”. Selman Faresiju ka klithur me një britmë, i ka vendosur duart në kokë dhe pastaj i ka rënë fytyrës së tij.

Lini një koment