Ndërtimi i Qabes

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Ndërtimi i Qabes

 

Nga Ibn Abasi r.a. transmetohet se Ibrahimi a.s. e ka marrë (bashkëshorten e tij) nënën e Ismailit, Haxherën, e cila ende  ishte duke i dhënë gji foshnjës, dhe i ka lënë te vendi DEHVATU (ku ka qenë një lis i madh), pra saktësisht te Shtëpia e Shenjtë (Qabeja), përmbi pusin Zemzem mbi xhami. Në atë kohë, në Meke, nuk kishte njeri, nuk kishte ujë. Pasi i vendosi aty, ua la një enë me hurma dhe një gastare me ujë. Pasi i  vendosi aty, Ibrahimi u nis për të shkuar. Kur Ibrahimi a.s. niset, nëna e Ismailit i thotë: “O Ibrahim, ku po shkon e ku po na le ne në këtë kodrinë, në të cilën nuk ka asgjë?!” Këtë ia thotë disa herë dhe e bën që ai të kthehet në fytyrë në drejtim të saj. Pastaj Haxherja i thotë: “A Allahu të ka urdhëruar për këtë?” I thotë: “Po”. Atëherë ajo i thotë: “Atëherë Zoti nuk do të na lë në humbje” dhe kthehet. Largohet Ibrahimi s.a.v.s. prej tyre deri sa arrin në Thenije (vend në Meke) prej nga nuk mund ta shihnin ata; kthehet në drejtim të Kibbles, pra në drejtim  të Qabesë,  lutet për ta, i ngritë duart dhe thotë:

“Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe për të të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta”.  (Ibrahim, 37)

Nëna e Ismailit i jepte gji Ismailit dhe e pinte ujin deri sa  i shpenzohet i tëri. Pastaj Ismaili etet, etet edhe nëna, kurse ajo fillon ta shikojë fëmijën e saj se si i lëviz buzët për shkak të  etjes. Dhe nuk mund të durojë duke e parë  në atë gjendje. E  sheh kodrinën Safa, e cila ishte kodrina më e afërt. Hip mbi atë kodrinë dhe shikon mos po e sheh ndokënd, por nuk  sheh askënd. Zbret prej majës së kodrës në rrafsh, ngre një pjesë të këmishës,  pastaj  ecën  me  hap  normal,  deri  sa  e  kalon tërë gjatësinë deri te kodrina Mervete dhe hip në maje që të shikojë ndokënd. Kështu ka vrapuar shtatë herë.

Ibni Abasi thotë se ka treguar Pejgamberi s.a.v.s.: “Për këtë arsye haxhinjtë e bëjnë Saëjin në mes këtyre dy kodrinave. Kur për herë të fundit arrin në Mervete e dëgjuan një zë. Hesht (në vetvete), pastaj përqendrohet të dëgjojë me vëmendje dhe thotë: “Kam dëgjuar një zë duke thënë se nëse ke nevojë për ndihmë, kërko të të ndihmoj. Kur e sheh një melaqe (xhibrilin a.s.) te vendi Zemzem dhe shkon në atë drejtim deri sa e sheh sesi shpërthen një burim, i cili burim bëhet bazen dhe i sinjalizon me dorën e saj kështu, dhe i mbush grushtet me ujë dhe pastaj prej grushteve pi ujë.

Tregon ibni Abasi r.a. Ka thënë Muhamedi s.a.v.s: “Zoti e mëshiroftë nënën e Ismailit, sepse po të mos kishte pirë ujë me grushte, atëherë Zemzemi do t’ kishte mbetur burim  i  rëndomtë”. Pastaj tregon: Ajo ka pirë ujë, i ka dhënë qumësht fëmijës së saj. E Melaqja thotë: – Mos u frikëso, nuk do të shkatërrohesh, sepse këtu është një shtëpi preh shtëpive të Allahut, të cilën do ta ringrit ky fëmijë me babanë e tij. Allahu nuk e humb familjen e tij.

Qabeja i ka pasur të ngritura themelet mbi tokë dhe ka qenë e ngritur, ndërsa nga ana e djathtë dhe e majtë kalonin udhëtarët, derisa kalon një karvan në atë drejtim dhe arrijnë në Mekë, aty e shohim në qiell se si një shpend sillej rreth e rrotull ujit për të pirë ujë. Ata thonë: “Ky shpend po sillet  rreth  e rrotull, sepse ka vërejtur ujë, prandaj të dërgojmë një vëzhgues në atë kodrinë. Dhe ashtu vendosën. E dërguan një vëzhgues apo dy dhe shohin se aty ka ujë. Shkojnë te nëna e Ismailit,  saktësisht te burimi i ujit dhe i thonë: “A na lejon të vendosim këtu?” Ajo u thotë: “Po, mirëpo e drejta e ujit është e imja, jo e juaja (pra, të drejtën e ujit e kam unë. Nëse dëshiroj ju jap, nëse dëshiroj   nuk   ju   jap).”   Ata   pranojnë.   Tregon   Ibni  Abasi:

“Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nëna e Ismailit ka dëshiruar që ata të vendosen në atë vend për shoqëri. Atëherë ata vendosen aty, i thërrasin edhe familjet e tyre (Xherum bin Katani). Ata vendosen aty dhe ky vend bëhet vendbanim në kuptim të plotë të fjalës. Djaloshi (Ismaili) rritet me ta dhe e mëson gjuhen arabe prej tyre. Kështu ata e donin dhe kur arrin moshën e pjekurisë e martojnë me njërën prej vajzë të tyre. Nëna e Ismailit vdes. Pas martesës së Ismailit, Ibrahimi a.s. shkon në atë vend për të parë pasardhësit e tij. Mirëpo Ismailin nuk e takon në shtëpi. E pyet gruan e Ismailit për gjendjen ekonomike të tyre, e ajo i përgjigjet: “Ne jemi në gjendje të vështirë, as që mundemi të mbijetojmë”, – kështu i ankohet atij. Ibrahimi i thotë: “Kur të  vijë burri yt, përcille selamin (përshëndetjen) time dhe thuaj se  të kam thënë që ta ndërrojë pragun e shtëpisë. Kur kthehet Ismaili në shtëpi e pyet gruan: “Mos vallë ka qenë ndokush?” Ajo i përgjigjet: “Po, ka ardhur një plak dhe me pyeti për ty, e unë i thashë: Jetojmë me përpjekje dhe vështirësi të madhe.” “Po a të ka porositur diçka?” Ajo thotë: “Po, më ka thënë të  ta përcjell selamin dhe të të them: “Ndryshoje pragun e shtëpisë”. Ismaili thotë: “Po ai është babi im dhe më paska ardhur për të thënë që të të lëshoj dhe të të dërgoj në familjen tënde. Dhe e lëshon e martohet me një grua tjetër prej mesit të tyre. Pas një kohe prapë Ibrahimi shkon dhe nuk e gjen Ismailin. Hynë në shtëpi dhe e pyet gruan për Ismailin. Ajo i thotë: “Ka dalë të punojë për familje.” Ibrahimi e pyet: “Si e keni gjendjen, si po jetoni?” Ajo i përgjigjet: “Elhamdulilah! E Falënderojmë Allahun, mirë jemi duke jetuar.” Pastaj e pyet: “Me çka po ushqeheni?” “Me mish”, – ia ktheu ajo. “Po çka po pini?” “Ujë”, i përgjigjet. Ibrahimi bënë lutje: “O Zoti im, bekoji ata me mish e me ujë”. Pejgamberi s.a.v.s. Thotë: “Në atë kohë aty nuk ka pasur bimë, sepse po të kishte pasur do të lutje për t’u shtuar bimët. Ata, e kanë pasur traditë që çdo kush që kalonte andej e shoqëronin dhe e ndihmonin. Ai i thotë:  “Kur të vjen bashkëshorti përcillja selamin tim dhe urdhëroje ta forcojë pragun e shtëpisë. Kur Ismaili kthehet në shtëpi. E pyet bashkëshortin se a ka qenë ndokush. Ajo i përgjigjet se  ka ardhur një njeri i moshuar, me pamje të mirë. Më pyeti për ju  dhe i tregova. Më pyeti se si jetojmë e unë i tregova se jemi duke jetuar mirë. Pastaj Ismaili a.s. e pyeti bashkëshorten e tij se a kishte lënën ndonjë porosi. Ajo i thotë: “Po, më porositi që të ta përcjell selamin dhe që ta forcosh pragun e shtëpisë tënde.” Ismaili a.s. i thotë se ai ishte babai im e ti je pragu im dhe më ka urdhëruar që të të mbaj nën kurorë. Pastaj ka jetuar një kohë sa ka dashur Allahu, më pas Ismaili a.s. e mbolli një pemë afër ujit Zem-zem. Kur herën tjetër vjen babai i tij, përqafohen mes vete dhe babai (Ibrahimi a.s.) i thotë : “O Ismail, Allahu më ka urdhëruar të ndërtoj një faltore (xhami).” Ismaili a.s. i thotë: “Vepro ashtu siç të ka urdhëruar Allahu.” Ai i thotë: “Po, a më ndihmon?” Ismaili a.s. i thotë: “Po, të ndihmoj.”

Ibrahimi a.s. i thotë se Allahu më ka urdhëruar ta ndërtoj xhaminë këtu dhe sinjalizoi në vendin ku kanë qenë themelet e vendosura. Pastaj i ngriti ato themele. Ismaili a.s. i sillte tulla  dhe gurë, ndërsa Ibrahimi a.s. i vendoste derisa arriti te guri mekamiibrahim dhe e vendos aty, gjatë vendosjes i ndihmon edhe Ismaili a.s. duke thënë së bashku: “O Zoti ynë, pranoje nga ne, vërtet Ti dëgjon dhe je i Ditur.”

(Transmeton Buhariu)

Lini një koment