Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në melekët"
Meleku i riskut
Secili njeri e ka të caktuar sa i nevojitet furnizimi gjatë jetës së tij.
Këtë “risk” apo furnizim e ka regjistruar dhe e ka shënuar Mikaili në momentin e lindjes së secilit njeri, sepse për këtë e ka autorizuar Zoti i Madhëruar.
Na tregon shoku i Muhamedit a.s. Ibni Mes’udi se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Secilit prej juve formimi i embrionit në barkun e nënës vjen me fazën e parë për dyzetë ditë bëhet farë embrioni, pastaj për dyzetë ditë tjera bëhet gjak, pastaj dyzetë ditë tjera bëhet mish, pastaj dërgohet një melek ia jep Shpirtin dhe urdhërohet për katër çështje:
– për regjistrimin, shënimin e riskut apo furnizimit,
– për caktimin e exhelit, jetës së tij,
– për caktimin e veprimtarisë së tij dhe
– për caktimin se a do të jetë besimtar apo jobesimtar (fatkeq).