Meleku i autorizuar për shi

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në melekët"

Meleku i autorizuar për shi

 

Zoti i Madhëruar ka caktuar melek për të zbritur shiun nga qielli që të ngjall tokën pasi të thahet, që toka të lulëzojë dhe të ringjallet pas vdekjes së saj.

Na tregon shoku i Muhamedit a.s. Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thënë:

Derisa një njeri shkonte në një pjesë të shkretëtirës, e dëgjon një zë lart mbi mjegulla: Ujite bahçen (arën) e Abdullahut. Kur mjegullat u larguan dhe shkuan në drejtim të një are dhe e lëshuan shiun në të, pastaj u formua një përroskë nga ai ujë. Aty në arë qëndronte një njeri i cili me shatë e përcillte ujin ka dëshironte.

E pyeti njeriu pronarin e arës: Si e ke emrin? Kur ai u përgjigj me të njëjtin emër të cilin e kishte dëgjuar lartë mbi mjegulla atëherë i tha: Pse po më pyet për këtë? Ai tha: Kam dëgjuar një zë mbi mjegulla i cili thoshte të zbresin mjegullat shi mbi arën tënde. E pse kështu nuk e di! I tha: Pasi po më pyet po të tregoj: Unë pasi t’i mbledh të lashtat, një pjesë e jap sadakë, një pjesë e shpenzoj për veten dhe familjen time dhe një pjesë e shpenzoj për tokën.

Pra, me sadakë fitohet mëshira e Allahut, dhe Allahu na furnizon me  të gjitha begatitë e natyrës dhe të tokës.

 

Lini një koment